LAJMI I FUNDIT:

Proteina bimore vs proteina nga kafshët: Cili është dallimi dhe cila është më e mirë?

Proteina bimore vs proteina nga kafshët: Cili është dallimi dhe cila është më e mirë?

Kur është fjala për humbje të peshës, shumica e njerëzve fokusohen në kontrollimin e sasive të kalorive, sheqerit dhe kripës.

Sidoqoftë, është gjithashtu e rëndësishme të siguroheni se jeni duke konsumuar mjaftueshëm proteina, transmeton Telegrafi.


Proteina është e rëndësishme për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e qelizave në trupin tonë, për tretje më të mirë, për rregullim të hormoneve dhe për ta furnizuar trupin me nutrientët që i nevojiten.

Ky burim i energjisë mund ta shpejtoj edhe procesin e rikuperimit pas stërvitjeve dhe ndihmon në ndërtimin e muskujve.

Trupat tonë nuk e ruajnë proteinën, e prandaj është e rëndësishme ta shtoni në dietën tonë çdo ditë.

Ky nutrient esencial mund të gjendet në dy burime: nga bimët dhe nga kafshët.

Cili është dallimi mes proteinës që gjendet në bimë dhe proteinës që gjendet në kafshë?

Dallimi kryesor mes këtyre dyjave është sasia dhe lloji i amino acidit.

Disa njerëzit pohojnë se burimi i proteinës nuk duhet të jetë problem, e disa tjerë pohojnë se ajo bimore është më e mirë.

Kur ne e hamë proteinën, ajo copëtohet në amino acide, të cilat përdoren për çdo proces metabolik të trupit.

Proteinat e kafshëve kanë tendenca të përmbajnë balancim më të mirë të të gjitha amino acideve që na nevojiten.

Sidoqoftë, disa proteina që gjenden në bimë kanë nivel shumë të ulët të amino acideve të caktuara.

Proteinat që gjenden në peshk, mish, vezë dhe produkte të bulmetit konsiderohen si burime të kompletuara të proteinës. Të gjitha këto përmbajnë amino acide esenciale që i nevojiten trupit tonë.

Në anën tjetër, proteinat bimore si fasulet dhe thjerrëzat konsiderohen të pakompletuara, pasi iu mungon një ose më shumë amino acide esenciale.

Pra, sipas ekspertëve, produktet e kafshëve kanë proteinën me kualitetin më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori