Rrjeti i Grave të Kosovës ka propozuar ndryshim të ligjit të punës, që edhe baballarët të kenë të drejtën e pushimit prindëror.
Modeli i propozuar rekomandon që gjashtë muajt e parë të lejes të konsiderohen si leje e lehonisë që u ofrohet nënave. Gjatë kësaj periudhe, baballarët do të kenë të drejtën e një muaji leje të atësisë.
Ky propozim po mirëpritet edhe nga baballarët, të cilët thonë se sidomos në fillimin e lindje, kjo do të ishte ndihmë për nënat.
Endrit Ajvazi, prind, thotë se e përkrahë propozimin e ndryshimin e ligjit që edhe baballarët të përfshihen në pushimin prindëror.
“Mendoj që është mirë pse jo sikur të gjitha vendet evropiane, ia vlen me qenë edhe te ne ky ligj. Vështirë e ka pasur nusja se unë jo, unë jam vet ndërmarrës, kam biznes timin dhe nuk më ka penguar kjo çështje, nuk ka qenë problem i madh për mua por për të tjerët besoj që është mirë me qenë pse jo. Unë e përkrahu për vete, pse jo”, tha ai për KosovaPress.
Ndërkaq një nënë, Antigona Berisha foli se këtë çështje e sheh të arsyeshme, sidomos në fillimet e rritjes së fëmijëve.
“E shoh të arsyeshme që duhet me pasur edhe burrat pushim. Në fillim i nevojitet një gruaje që ta ketë edhe burrin pranë, jam pro për ta pasur pushim edhe burrat”, tha ajo.
Kurse, Adnan Canolli tha se nuk e përkrahë këtë propozim sepse nëse edhe ai nuk punon, familja mbete pa të ardhura dhe në këtë krizë është e panevojshme.
“Kisha menduar që mos të bëhet ajo, nuk është e nevojshme. Gratë e kanë punën e tyre, burrat punën e tyre, nëse edhe ne pushojmë, atëherë nuk ka të ardhura askund. Nëse e bëjmë shumica edhe pakica do të shkojë me shumicën por për mendimin tim kategorish jo. Janë ato vështirësitë por ia del disi, çdo femër është e fort dhe ia del. Gratë po pushojnë në shtëpi dhe burrat duhet të punojnë dhe në këtë krizë të sotme nuk është e nevojshme një të pushojë se jo me pushuar të gjithë. Kam një pagë në shtëpi e nëse edhe unë pushojë me gruan, atëherë kush do të më mbajë mua, qeveria apo kush”, përfundoi ai.
Forumi Ekonomik i Grave, si një konsorcium organizatash, ka propozuar një model për Ligjin e Punës, që do t’i përshtatej më mirë nevojave të nënave, baballarëve dhe fëmijëve, duke balancuar më mirë barrën e kompensimit midis qeverisë dhe punëdhënësve.
Ky model shpërndan kujdesin e fëmijëve në mënyrë më të barabartë midis prindërve dhe përmirëson dispozitat aktuale që po kontribuojnë në diskriminim gjatë punësimit, siç mund të shihet në hulumtimin e mëhershëm të RrGK-së. Për më tepër do t’iu mundësojë burrave të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.
Drejtorja ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova tha se “është koha që të bashkohemi të gjithë dhe të shtyjmë përpara aprovimin e këtij ligji”.
Sa i përket pushimi i lehonisë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka dhënë rekomandim që ky pushim të mbulohet 100% nga shteti, për 12 muaj.
Pastaj, fillimisht në periudhën prej 30 ditësh para lindjes së fëmijës femra të mund të marrë pushimin e lindjes dhe kjo periudhe 30 ditëshe të mbulohet nga biznesi 100% të pagës aktuale, por po ashtu të lihet opsion që nëna në rast se dëshiron mund të vazhdojë pushimin edhe për 3 muaj të tjerë, në këto raste pushimi të jetë pa pagesë.
Në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë thonë se kanë marrë ankesa për ligjin aktual dhe kanë kërkuar që ky ligj të ndryshohet, për vet faktin se dispozitat e tij bëjnë që femrat të jenë të diskriminuara, duke detyruar që bizneset private të fillojnë të jenë më selektive gjatë procesit të rekrutimit, pasiqë kjo po mbetet barrë e rëndë për bizneset, raporton KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert