LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i Kurtit për veteranët, Klinaku i OVL-së: Qeveria po bën lojëra e mashtrime në publik

Propozimi i Kurtit për veteranët, Klinaku i OVL-së: Qeveria po bën lojëra e mashtrime në publik

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së Faton Klinaku ka reaguar rreth çështjes së veteranëve të luftës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ende pa e kthyer përgjigjen e tyre ndaj shkresës së kryeministrit, Qeveria e bëri këtë çështje mediale, për të bërë lojëra e mashtrime në publik.


“Nuk e pritën përgjigjen tonë ndaj shkresës së kryeministrit, por qysh ditën e nesërme pushteti e bëri këtë çështje mediale, për të bërë lojëra e mashtrime në publik. Flasin për veteranët se meritojnë më shumë beneficione sesa marrin aktualisht, e qëllimin e kanë që të mos e lëvizin atë pagesë as në këtë kohë krize.Disa nuk kanë ide se si dhe nga kush bëhet vlerësimi e verifikimi, e disa janë të paskrupullt sepse e dinë që nuk bëhet kjo aktualisht dhe është ndërhyrje në procesin gjyqësor”.

Kurti ua dërgon shkresën veteranëve, propozon ligj të ri për verifikimin e pjesëmarrësve në luftë
Lexo po ashtu Kurti ua dërgon shkresën veteranëve, propozon ligj të ri për verifikimin e pjesëmarrësve në luftë

“Në kohën kur zyra në qeveri për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, për shkak të një gabimi teknik i drejton njerëzit në prokurori sepse nuk mund të lëshoj as për individin një vërtetim, këta munden tash edhe për kolektivin të bëjnë vlerësim e verifikim”.

“Hajde bëjeni atë vlerësim e verifikim me letër të thatë, sepse dosjet i keni në prokurori e gjykatë”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti i ka dërguar një propozim me shkrim ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, sipas të cilit propozohet që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar.

Veteranët e UÇK-së më 16 qershor të këtij viti kanë mbajtur protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori