LAJMI I FUNDIT:

Propaganda komuniste, për “gratë e prapambetura tiranase”!

Propaganda komuniste, për “gratë e prapambetura tiranase”!
Tironsja Ballkiz Nallbani është e motra e tenistit të parë shqiptarë Sali Nallbani. Ai është padyshim babai i këtij sporti borgjez, siç njihej asokohe. E gjithë familja Nallbani u aktivizua thellësisht ne këtë sport duke ngritur dy fusha tenisi në Tironë qysh në fund vitesh 1920 e fillim vitesh 1930. Por, më shume nga të gjithë ethet e kapën Ballkizen, e cila i vuri qëllim vetes duke ecur fort në hapat e të vëllait. Deri në mes vitesh 40-të Saliu dhe Ballkizja morën pjesë në shumë evenimente tenistike brenda e jashtë vendit.

Marsida T. Najdeni

Sa herë qe vjen nandori, m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë fëminis sime në shtëpi, si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit”, qofshin këta vendali ose jo. Ç’rëndësi nga ishin, ata ishin njerëz të gjakut tim, që s’meritonin torturat komuniste dhe plumbin gjakatar. Edhe përse? Vetëm se nuk besonin n’atë frymë politike, pasojat e së cilës i vuajmë ende dhe sot.


Fryma e re që zaptoi Tironën me vrasje, pushkatime, tortura, burgosje, vjedhje, turlilloj harbutërinash, që ai qytet bujar as i kishte pa e as i kishte dëgjuar ndonjëherë më parë t’ia bënte bashkombasi vet at’ gjam’. Ahhhh… po, mbase kur Kurt Pasha i Beratit më 1787 kishte dasht ta fuste me përdhunë Tiranën nën udhnat e tija, gjë që tironasit ishin vetmbrojt me nder e me gjak, ku edhe lindi vllaznia shekullore me komunitetin e nderum llacifac tironas. Se serb e austriak gjene t’paktën s’flisnin shqip. Nejse, se humba fillin. Asikohe ishte Osmanlija, Austria, ‘Talia etj., bënin ligjin si pushtues, por m’1944 e për 44 vjet kush e bëri vëlla vrasjen? Kush vazhdon ende ta bëi? Njerëzit që për një shtëpi, që ia dhuronte Partia në Tiranë, mbasi ia kishin grabit vendaliut, futën plumba ndër shqiptarët e studiuar. Nuk kursyen gazetarët, shkrimtarët, klerikët, pa fol për femra e fëmi. A ta ken bo gjumin rehat m’shpiat e huja t’atyne që vran?!

Me përdhunën që futën në Tiranë, sollën dhe mentalitetin inferior. A thua se jeta s’kishte egzistu më parë se 1944. Bota ecën me kalendar para e mbas Krishtit kurse tek ne jo, para 1944 s’kishte gjë. Me ta lindi çdo gjë, lindi njeriu i ri, veçse lindi mbrapsht. Ne bëmë 130 për qind rritje, matematikë analfabetësh. Ne e bëmë femrën shqiptare edhe traktoriste, edhe kamioniste, edhe yzmeqare akoma më shumë… ehu! Por, një komunitet që mori një përdhunë propaganduese ishte ai i femrave tironase vendalie. Partia u lodh duke i paraqitur si të prapambetme. Sikur femrat e këtij qyteti s’dishin gjë përveç ferexhesë, si duket nuk i kishin pas pa fotot e Marubit t’femrave katolike t’Shkodër lokes me ferexhe. Kush dreqin e merr vesht?!

Kështu propaganda e kuqe hidhte baltë mbi prapambetjen e femrës tironase. Edhe ime gjyshe, që e kishte mbaru shkollën aty, deri m’1998 s’tregoi nga friga komuniste ku kishte pas studiuar. Aq shumë ishin tromaksur nga bashkombasi keqdashës. Ama, Partia trumpetonte prapambetje ndër këta femra vendalie të kryeqytetit. Sikur ishin të padalme, të paveshme, të pa mësueme me qen femra, sigurisht me çarçaf mëndafshi s’kish’ flejt kush prej tyre që shanin, e pra hallat e time mëje ishin rritur ashtu. Njëra përfundoi duke shitur qymyr prej urrejties inferiore. Halla e tim eti fliste 3 gjuhë të huaja etj. Nuk dua të flas për femrat e fisit tim, por po sjell për kujtesën kolektive disa femra tironase vendalie në fotot e para komunizmit. Do habiteni nga prapambetja. /najdeni.com/

Tironsja Nadire Llagami me veshje qytetare popullore.
Tironsja Nevrez Këlliçi me bashkshortin, 1937. Zotni Sakiqi do t’pushkatohej. Familjes Këlliçi do t’i merrej gjithë pasuria.
Tironsja Emine Farka e diplomuar tek Harry Fultz dalë me bashkëshortin. Zotni Deliallisi do të dënohej me 18 vjet burg. I vëllai, gazetari Xhemal Farka, do t’i pushkatohej më 1948.
Tironsja Ganimet Toptani e diplomuar në Vjenë, Austri. Mban titullin e lartë mbas vdekjes “Fisnike e drejtë” nga shteti Izraelit bashkë me bashkëshortin për ndihmesën karshi hebrenjve në Tiranë. Do të kryente tre vjet burg, i shoqi Atifi pesë vjet burg, do t’i merrej gjithë pasuria e tundshme dhe e patundshme.
Tironsja Safije Basha dalë në ambientet e familjes Basha të Tiranës. Bashkëshortja e piktorit të madh Sadik Kaceli, e ëma e piktorit Buron Kaceli.
Gocat tironse të familjes Beshiri të shkolluara në Itali. Vini re prapambetjen e Sybhijes me kollare dhe xhaketë. Foto e viteve 1930. Familjes Beshiri do t’i konfiskohej gjithë pasuria.
Tironsja Sadete Lleshi më 1937, babain Muharremin ia pushkatuan. Po ashtu dhe vëllanë. E ëma e autorit të librit “Tirana e përgjakur” z. B. Alimehmeti.
Tironsja Dylbere Liku më 1933 ditën e dasmës. Bashkëshortin Muharrem Likun ia pushkatuan.
Tre krushqi tironase, familjet Maçi – Petrela – Kondi. Mësues, doktora, inxhinierë gjithë bashkë. E veçantë ulur e para majtas Mësuesja e Kombit Servete Maçi. Foto nga e mbesa Znj. Zanusha Jashari.
Tironsja, gjyshja ime Qerime (Struga) Tufina, shkolluar në institutin Nana Mretneshë në Tiranë. Vëllain që i mbeti me studime në Itali nuk e pa për 44 vjet. “Daj Xhemoli” ishte kthyher si legjend e përrallave fëminore.
Tironsja Safete (Tafaj) Bërmema njihej në qytet për shijen e saj të hollë në veshje. Këtë foto e kam pa për herë të parë më 2013 nga z. Ed Bërmema, i cili e kujtonte me nostalgji.
Gjyshërit e shoqes sime Isida Kalaja, nga e majta P dhe O Kalaja, ulur Z. Toptani.
Tironsja Ballkiz Nallbani është e motra e tenistit të parë shqiptarë Sali Nallbani. Ai është padyshim babai i këtij sporti borgjez, siç njihej asokohe. E gjithë familja Nallbani u aktivizua thellësisht ne këtë sport duke ngritur dy fusha tenisi në Tironë qysh në fund vitesh 1920 e fillim vitesh 1930. Por, më shume nga të gjithë ethet e kapën Ballkizen, e cila i vuri qëllim vetes duke ecur fort në hapat e të vëllait. Deri në mes vitesh 40-të Saliu dhe Ballkizja morën pjesë në shumë evenimente tenistike brenda e jashtë vendit.
Tironsja Qemoran Toptani, ose Doktoreshë Lona, ajo njihet si kirurgia e parë femër shqiptare. E bija e patriotit Fuat Toptanit, do të degdisej 10 vjet në Peshkopi, por prej nevojës që kishin e rikthyehen në Tiranë. E diplomuar në Austri dhe Itali. Foton e pashë nga z. Olsi Ferrazini.
Tironsja Meleqe Preza mbasi mbaroi shkollën Nana Mretneshë në Tiranë vazhdoi studimet në Romë, të cilat nuk i përfundoi për shkak të luftës. Me “çlirimin” e Shqipërisë do të shërbente si mësuese, por Partia shumë shpejt do ta hiqte duke e degdisur puntore krahu tek fabrika e pllakave dhe tullave meqë kishte një vëlla të arratisur. Mbas 1990 shkoi në Australi pranë familjes.

Në trend Kultura

Më shumë
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Historia e Skënderbeut, në 60 piktura

Historia e Skënderbeut, në 60 piktura

Kulture
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

Kulture
Kalo në kategori