Pronarët në hall pasi një papagall i arratisur po dëmton makinat e tyre në Skoci

Një papagall i arratisur po shkakton shqetësime në një lagje të qytetit Inverness, ku banorët e fajësojnë për dëme me vlerë mijëra euro në automjetet e tyre.
Zogu, i cili është parë në zonën e Lochardil që nga shkurti, thuhet se kafshon pjesët prej gome të makinave, përfshirë fshirëset e xhamave dhe izolimet e dritareve.
Disa banorë kanë nisur t’i mbulojnë automjetet me mbulesa mbrojtëse për të shmangur dëmtimet.
- YouTube www.youtube.com
Ekspertët e faunës nuk janë të sigurt për arsyen e këtij sjelljeje, por dyshojnë se zogu mund të jetë duke mbrojtur territorin e tij, duke kërkuar minerale në gomë ose thjesht duke luajtur nga mërzia.
Besohet se papagalli ka ikur ose është braktisur nga pronari i tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë










































