LAJMI I FUNDIT:

Promovohet libri “Kultura Politike e Kosovës”

Promovohet libri “Kultura Politike e Kosovës”

“Kultura Politike e Kosovës” i autorit Behar Haziri, është libër studimor nga fusha e shkencave politike, ku në qendër të studimit ka analizën e sjelljes, qëndrimit, besimit dhe vlerave të qytetarit kundrejt institucioneve dhe të pjesëmarrësve politikë brenda institucioneve politike në Kosovë.

Problemi i analizës shtrohet nga analiza empirike, si një nevojë për të shpjeguar çështjet serioze dhe shumë komplekse të sistemit politik dhe të problemit të stabilitetit politik në shoqëritë e ndara, siç shpjegohet nga modeli i demokracisë konsociative dhe që ballafaqohet Republika e Kosovës.

Martin Berishaj, profesor i Universitetit të Lubjanës, thotë se libri ka arritur që shpjegojë problemin e kulturës politike dhe të demokracisë konsociative. Ai theksoi se nëse Gabriel Almond e ka shtruar shtratin për hulumtime në nivel botëror, Behar Haziri e ka shtruar shtratin për hulumtim në nivelin shqiptar.

Ali Pajaziti, profesor i Universitetit të Evropës Juglindore, theksoi se libri i Hazirit paraqet një vepër sui generis për kontekstin shqiptar, se merret me diadën kultura politike, demokracinë konsociative, si dhe me një terminologji jashtëzakonisht relevante për shkencat politike.

Edhe profesori Hajdin Abazi theksoi libri përmbush me sukses të gjitha rregullat e metodologjisë së hulumtimit shkencor. /Telegrafi/