LAJMI I FUNDIT:

Promovohet edicioni “Anët e zeza të UDB-së” në Ohër

Promovohet edicioni “Anët e zeza të UDB-së” në Ohër

Arkivi i Republikë së Maqedonisë sot para qytetarëve të Ohrit promovoi edicionin e saj “Lista e Zezë e UDB-së”, publikim i cili përkujton pasojat e shërbimeve sekrete të ish Jugosllavisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për herë të parë këto dokumente publikohen në Maqedoni, gjithashtu edhe në rajon. Këtu është e paraqitur trashëgimia e errët që Maqedonia e ka nga periudha prej vitit 1945 deri 1990, por për fat të keq janë zbuluar edhe dokumentet të cilat lidhen me mënyrën e ndarjes së shërbimeve sekrete në vitin 2000”, deklaroi drejtori i Arkivit të Maqedonisë, Filip Petroski.


Ai tha se janë publikuar vetëm 202 dosje nga 15 mijë sa janë në posedim të Arkivit të Maqedonisë.

Ky edicion është i përbërë nga 16 libra, ndërsa mund të blehet si komplet për çmimin e 15 mijë denarëve./Telegrafi/