LAJMI I FUNDIT:

Promovohet ”City Tree” në Tetovë dhe Shkup

Promovohet ”City Tree” në Tetovë dhe Shkup

Qendra për hulumtim dhe informim të mjedisit jetësor ”Eko Svest”, në bashkëpunim me ambasadën gjermane, Bashkinë e Shkupit dhe kompani të vendit dhe të huaja, ka siguruar donacione për për instalimin e City Tree – plaketa e gjelbërt inovative e patentuar që e pastron ajrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto plaketa do të vendosen në Shkup dhe Tetovë. Në lidhje me këtë projekt, në konferencën e sotme për shtyp do të jepen më tepër detaje nga ambasadorja gjermane, Christien Althauser dhe Ana Çolloviq-Leshoska nga ”Eko Svest”, si edhe përfaqësues të Bashkisë së Shkupit.


Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e vetëdijes te qytetarët, ekspertët, përgjegjësit e institucioneve dhe afarizmit për nevojën e veprimit në fushën e cilësisë së ajrit, për përfitimet e City Tree projektit./Telegrafi/