LAJMI I FUNDIT:

Prokurorja speciale Katica Janeva u përgjigjet kritikave ndaj saj

Prokurorja speciale Katica Janeva u përgjigjet kritikave ndaj saj

Prokurorja speciale, Katica Janeva, u është përgjigjur kritikave për deklarimet e fundit të saj rreth legjitimitetit të disa funksionerëve të institucioneve dhe deputetëve, përmes njënjoftimi sqarues, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij njoftimi, deklarata e Janevës ka qenë në drejtim të theksimit të rëndësisë së hetimeve të PSP-së dhe në ”rolin e zgjedhjeve demokratike dhe të drejta në ndërtimin e institucioneve dhe në legjitimitetin e tyre”, e jo në drejtim të ”degradimit të institucioneve shtetërore”.


Përmes këtij njoftimi, prokurorja Janeva sërish i ka treguar arsyet përse nuk do të merr pjesë në mbledhjet Këshillit të prokurorëve publik (KPP) dhe në Kuvend, pasi që nuk ka obligim ligjor në këtë drejtim, duke shtuar se KPP-ja me ftesën e saj, ”injoron parimin e autonomisë së PSP-së”, sipas të cilit, asnjë prokuror publik, përfshirë edhe prokurorin shtetëror publik, Marko Zvërlevski, nuk mund të kërkojnë raporte që lidhen me lëndët nën kompetencën e PSP-së./Telegrafi/