LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria zbulon planet për shpërthim të kishës në Mitrovicë dhe diskotekave në Graçanicë

Prokuroria zbulon planet për shpërthim të kishës në Mitrovicë dhe diskotekave në Graçanicë

Sulme terroriste brenda dhe jashtë Kosovës, sulme terroriste ndaj diskotekave në Graçanicë e Kishës Ortodokse në Mitrovicën veriore, sulme terroriste ndaj ushtarëve të KFOR-it në Kosovë dhe sulme terroriste në Francë e Belgjikë, përfshihen në dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Këto pretendime janë pjesë e aktakuzës ndaj 6 personave që u dorëzua në Gjykatën Themelore të Prishtinës.


Po ashtu, aktakuza pretendon se synohej edhe formimi i një organizate e cila do të përgatiste sulme terroriste në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë ku përshkruhen pretendimet e Prokurorisë për sulme terroriste duke përfshirë edhe sulme vetëvrasëse.

Bujar Behrami me nofkën Ebu Musab El –Albani, Resim Kastrati me nofkën Pc Habibi, Gramos Shabani, Albert Ademaj, Leotrim Musliu dhe Edona Haliti janë pjesë e aktakuzës për terrorrizëm.

Aktakuza pretendon se Bujar Behrami dhe Resim Kastrati nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më 29 qershor të këtij viti kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë.

Madje, sipas aktakuzës, Bujar Behrami ka tentuar të krijoj grupin me emrin ‘Ndihmëtarët e shtetit Islam në Tokën e Shqiponjave’, e që ky grup do të vepronte në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni për të përgatitur sulme terroriste.

Si lokacione të përzgjedhura për t’u sulmuar, sipas aktakuzës, ishin diskotekat “Kamboxha”, dhe “Insomnia”, në Graçanicë si dhe Kisha Ortodokse afër kafenesë “Moskva” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Për kryerjen e këtyre sulmeve, roli për furnizim me armë sipas aktakuzës i përkiste të akuzuarit Resim Kastrati i cili duhej të gjente armë zjarri dhe materie plasëse por edhe të gjente persona për vendosjen e jelekëve me eksploziv.

Për realizimin e këtyre planeve Prokuroria pretendon se i akuzuari Bujar Behrami ka pranuar gjithsej 9 mijë euro nga një person nga Gjermania me iniciale M.M me qëllim të blerjes së armëve të zjarrit dhe eksplozivëve.

Për dallim nga dy të akuzuarit e parë, i akuzuari i tretë Gramoz Shabani sipas aktakuzës kishte cak Belgjikën dhe Francën ku synonte kryerjen e sulmeve terroriste në vende të frekuentuara me qytetarë. Shabani sipas aktakuzës mban edhe shtetësinë belge.

Duke vepruar sipas udhëzimeve të akuzuarit Gramoz Shabani, e akuzuara Edona Haliti sipas aktakuzës gjatë muajit maj dhe deri më 2 qershor 2018 është përfshirë në veprime inkriminuese të përgatitjes së sulmeve terroriste në Kosovës duke planifikuar të bëjë sulm vetëvrasës me materie eksplozive në automjet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë.

Dy të akuzuarit e fundit, Albert Ademaj dhe Lotrim Musliu akuzohen se nga muaji dhjetor 2017 e deri më 29 qershor 2018 edhe pse kanë pasur njohuri dhe kanë qenë të informuar se të pandehurit Bujar Behrami dhe Rasim Kastrari janë duke përgatitur sulme terroriste në Kosovë dhe duke qenë në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk i kanë lajmëruar veprimet e tyre inkriminuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori