LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore e Shkupit ka iniciuar procedurë hetimore ndaj tre personave, dyshohen për tregti me lëndë narkotike

Prokuroria Themelore e Shkupit ka iniciuar procedurë hetimore ndaj tre personave, dyshohen për tregti me lëndë narkotike
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një të dyshuari për vepër penale “Prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, si dhe kundër një personi tjetër që e ndihmoi të kryente krimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I dyshuari 35 vjeçar nga Shkupi, në shtëpinë e tij dhe në banesë të përkohshme të padeklaruar në rrugën “Cerska”, në mënyrë të paligjshme ka mbajtur për shitje narkotikë – marihuanë në masën totale neto 4802.4 gram, kokainë në masë totale neto 62 gram, si dhe substancë psikotrope 3, 4 metilen, dioksimetamfetaminë në një masë totale prej 7 gram.


Në ekzekutim e ka ndihmuar ndihmësi, një 30 vjeçar nga Shtipi, duke i siguruar mjetet për kryerjen e veprës penale, përkatësisht duke i mundësuar shfrytëzimin e shtëpisë në të cilën ka qenë në bazë të kontratës së qirasë me një palë e tretë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga Prouroria thonë se meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, frika e arsyetuar se do të pengojë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët dhe rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se do të përsërisë veprën, prokurori publik ia ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur hetim edhe ndaj një 33-vjeçari nga Kriva Pallanka i cili po qëndronte i pa paraqitur në një vikend shtëpi në Çuçer Sandevë, ku gjatë kontrollit iu gjetën 952 gram amfetaminë, 19,56 gram kokainë, rreth gjysmë kilogram marihuanë, 14.6 mililitra hashash në gjashtë shiringa, si dhe fara kanabisi me masë neto totale 9.62 gram.

Edhe për këtë të dyshuar prokuroria ka propozuar masën e paraburgimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori