LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale me urdhër arrest për tre persona – njëri dyshohet për krime lufte, dy të tjerët për krim të organizuar

Prokuroria Speciale me urdhër arrest për tre persona – njëri dyshohet për krime lufte, dy të tjerët për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale njofton se kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtarë.


Ndërkaq, kërkesa e dytë e urdhër arrestit është kundër dy personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK. /Telegrafi/