LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një gruaje që iu bashkua ISIS-it para gjashtë vitesh

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një gruaje që iu bashkua ISIS-it para gjashtë vitesh

Gjatë të mërkurës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër të pandehurës V.I., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku shpjegohet edhe rrugëtimi i të pandehurës, që nga viti 2014 deri në vitin 2019 kur është riatdhesuar në Kosovë.


Sipas prokurorisë Speciale e pandehura më 03.11.2014, me paramendim dhe me dashje së bashku me bashkëshortin e saj S.N., kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që përmes vend-kalimit kufitar, Hani i Elezit, kanë udhëtuar për në Shkup – Republika e Maqedonisë dhe të nesërmen me autobus kanë udhëtuar për në Suedi.

Në komunikatë thuhet se qifti kanë qëndruar në Suedi rreth 2 muaj, ndërkaq përmes lidhjeve të caktuara me qëllim që t’i bashkëngjiten organizatës terroriste “ISIS” në Siri nga aeroporti i Stokholmit, me aeroplan, kanë udhëtuar për në Stamboll, më pas janë transportuar në qytetin Gazientep, afër kufirit me Sirinë, ku edhe nga ana e pjesëtarëve të ISIS-it, janë transportuar në qytetin Sedel Faruk.

Pastaj, e pandehura është regjistruar ndaras nga burrat në ISIS prej nga kanë udhëtuar në qytetin Mosul të Irakut, ku edhe pas 3-4 muaj qëndrimi janë kthyer në qytetin Raka dhe se gjatë kësaj kohe e njëjta është angazhuar në pikëpamje logjistike si në përgatitjen e ushqimit, pastrimin e rrobave ushtarake të bashkëshortit të saj, luftëtar i ISIS-it, dhe se është financuar nga ISIS prej shumën e të hollave prej nga 150 dollarë në muaj.

Ajo në vitin 2018, është arrestuar nga forcat demokratike Siriane dhe më 19.04.2019, është riatdhesuar në Kosovë.

“Me këto veprime e pandehura  ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori