LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër tre personave – të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër tre personave – të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me iniciale D.G, V.K, dhe Rr.S. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit D.G, V.K, kanë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.


Ndërkaq, i pandehuri Rr.S, ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” nga neni 196 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit t’i shpall fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori