LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Me shfaqjen e dokumenteve vështirësohet procedura për rastin ‘Haraçi’

Prokuroria: Me shfaqjen e dokumenteve vështirësohet procedura për rastin ‘Haraçi’
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot reagoi ndaj publikimeve në disa media të dokumenteve në rastin ‘Haraçi’ të marra në mënyrë ilegale.

Prokuroria nuk do t’i komentojë informacionit duke potencuar se zbulimi i informacioneve nga persona të caktuar paraqet rrezik dhe se është vepër penale, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Me publikimin e dokumenteve të tilla shkel prezumimin e pafajësisë, rrezikon jetën e personave të përfshirë dhe vështirëson procedurën”, thuhet në njoftimin e prokurorisë duke shtuar se do të kërkohet përgjegjësi ndaj kryesve.

Sipas prokurorisë, publikimi i këtyre dokumenteve është sensacion momental që nuk kontribuojnë në ndonjë qëllim.

Nga kjo prokurori thonë se këto publike nuk do të ndikojnë në vendosmërinë që ky rast të ketë përfundim të kompletuar./Telegrafi/