LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis procedurë ndaj ish-policit pasi kërcënoi ministrin Spasovski

Prokuroria nis procedurë ndaj ish-policit pasi kërcënoi ministrin Spasovski

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër policit në pension nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Nga Prokuroria thonë se i dyshuari nga telefoni i tij celular ka lajmëruar stacionin policor në Qendër duke kërcënuar se ministri i Brendshëm do të vritet, pas së cilës menjëherë ka ndërprerë lidhjen.


“Pasi u identifikua dhe u gjet, në banesën e tij u krye kontrolli, ku u gjet një karabinë C3 me kalibër 8X57, pistoletë çeke Zbroevka 7,65 mm, pistoletë Smith dhe Wesson model 38/2, disa plumba të kalibrave të ndryshëm, një palë pranga dhe një shkop teleskopik”.

“Duke qenë se bëhet fjalë për ish-polic, por edhe për person i cili më parë ka qenë i dënuar për vepra të tjera, prokurori publik ka vlerësuar se ekzistojnë baza të dyshimit se personi ka rrezikuar seriozisht të sulmojë jetën dhe trupin e një zyrtari. Për shkak të rrezikut nga arratisja, tek gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori