LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ndalon policin që dyshohet se rrahu 21-vjeçarin në Prishtinë, që më vonë pësoi sulm në tru

Prokuroria ndalon policin që dyshohet se rrahu 21-vjeçarin në Prishtinë, që më vonë pësoi sulm në tru

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarit R.A. zyrtar policor për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ”Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 i KPRK.

“R.A. dyshohet se më 05 prill 2020, e ka keqpërdorë detyrën e tij zyrtare si zyrtar policor, si dhe pasi që e ka ndaluar në një pikë kontrolli të dëmtuarin ka ushtruar dhunë fizike duke e sulmuar fizikisht atë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ku si pasojë i dëmtuari ka pësuar dëmtimeve serioze në kokë, lëndime këto nga të cilat i dëmtuari një ditë më vonë ka pësuar sulm në tru, duke humbur vetëdijen, ku edhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Neurologjisë në QKUK”, thuhet në njoftimin e bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, transmeton Telegrafi.


Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Prishtinë, dyshohet se rrahu rëndë një 21-vjeçar
Lexo po ashtu Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Prishtinë, dyshohet se rrahu rëndë një 21-vjeçar

Më tej në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen shëndetësore të të dëmtuarit, si dhe është në pritje të raportit të detajuar nga ana e stafit mjekësor.

Prokurori i shtetit gjatë afatit prej 24 orëve do të parashtroj në Gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori