LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon rigjykim për plagosjen e katërfishtë në Pejë

Prokuroria kërkon rigjykim për plagosjen e katërfishtë në Pejë

Në Gjykatën e Apelit janë shqyrtuar ankesat e prokurorisë dhe avokatëve për rastin e vrasjes në tentativë në qershor të vitit të kaluar në qytetin e Pejës, ku të plagosur mbeten  katër të plagosur, përfshirë dy kalimtarë rasti.

Prokuroria themelore ne Pejë ka parashtruar ankesë ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë nën pretendimet se janë bërë shkelje esenciale të Kodit te procedurës, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, dhe  vendimit mbi sanksionit penal, ku propozon qe të anulohet aktgjykimi dhe çështja te kthehet në rigjykim.

Po ashtu ankesë ka parashtruar edhe i autorizuari I palës së dëmtuar për shkak të vendimit mbi dënimin ku propozon që të ndryshohet vendimi dhe të akuzuarve tu shqiptohet një dënim me i lartë.

Ankesë ka ushtruar edhe mbrojtësja e të akuzuarit Rrethim Hoxha, avokatja Aurora Mulhaxha sipas saj për shkak të shkeljes së dispozitave penale dhe vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike,  ku propozoi që të aprovohet ankesa e saj dhe të ndryshohet aktgjykimi duke e liruar Rrethimin nga akuza ose të anulohet apo të prishet aktgjykimi dhe të kthehet çështja në rigjykim, shkruan Kallxo.com.

Në ankesën e tij mbrojtësi i të akuzuarit  Gëzim Hoxha, avokati Florent Latifaj  ka kërkuar të ndryshohet aktgjykimi dhe vepra të kualifikohet si vepër për shkak të mbrojtjes së nevojshme.

I akuzuari Gëzim Hoxha tha se ndihet i kërcënuar dhe se kërkon mbrojtje nga gjykata.

“ Së pari më vije keq që jam në këtë situatë, por më është dashtë sepse nuk kam mund ta lë në dorë fatin e djalit tim tek një njeri i pandërgjegjshëm e  i cili njihet si person i cili vret, kërcënon dhe shantazhon, i njëjti ka nofkën Bekim thika, shiko me çfarë njerëz kam pas të bëjë. Nga e gjithë kjo ngjarje kërkoj mbrojtje ngase ndihem ë rrezikuar “, tha i akuzuari Gëzim Hoxha.

Gjykata themelore në Pejë në aktgjykimin e saj të pandehurin  Gëzim Hoxha e kishte dënuar  me dënim unik burgimi në kohë zgjatje tri vite e dy muaj, Rrethim Hoxhën me dënim unik burgimi në kohëzgjatje tri vite e dy muaj ndërsa Rrezon Hoxhen e kishte liruar nga akuza.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori