LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për personat që e vranë hajnin në Shtime

Prokuroria kërkon paraburgim për personat që e vranë hajnin në Shtime

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë sot kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të pandehur, A.N., dhe N.N., të cilët gjenden në ndalim që nga data 07.08.2019.

Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur
Lexo po ashtu Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 07 Gusht 2019, rreth orës 03:20, të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin F.G., i cili paraprakisht, së bashku me një person tjetër, tani për tani i panjohur, kishin hyrë të armatosur në shtëpinë e të pandehurve për të kryer grabitje dhe me t’i vërejtur i pandehuri, fillon të përleshet fizikisht me ta, ku edhe plagoset me armë zjarri nga njëri prej tyre, të cilët më pas arrijnë të largohen nga shtëpia, ndërsa, diku pas 300 metrave, të pandehurit arrijnë që ta kapin dhe përleshen me tani të ndjerin, ku gjatë përleshjes , e godasin me thikë në pjesë vitale të trupit, ku nga këto goditje F.G., mbetet i vdekur, me të cilën në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori