LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje të reja për vdekjen e 22-vjeçares në Prishtinë

Prokuroria jep detaje të reja për vdekjen e 22-vjeçares në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje të reja lidhur më rastin e mbrëmshëm, ku një femër 22-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Besi të Prishtinës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha për Telegrafin se viktima është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.


“Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion, dhe jemi në pritje të rezultateve”, tha ajo për Telegrafin.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se dyshimet e para janë se ajo është qëlluar me armë zjarri.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Ndërron jetë një femër në QKUK, dyshohet se është vrarë nga arma e zjarrit
Lexo po ashtu Ndërron jetë një femër në QKUK, dyshohet se është vrarë nga arma e zjarrit

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori