LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria hap hetim kundër dy drejtorëve dhe tre onkologëve për rastin “Onkologjia”

Prokuroria hap hetim kundër dy drejtorëve dhe tre onkologëve për rastin “Onkologjia”

Dy drejtorët e Klinikës së Onkologjisë për dy vite, nga viti 2019 deri në vitin 2021, kanë blerë barna pa tender dhe pa ditur nevojat reale të pacientëve. Së bashku me tre mjekë onkologë, të cilët kanë shkruar terapi të tepërt, kanë arritur të shkaktojnë dëme të mundshme rreth 30 milionë euro.

Pas bastisjes së djeshme të Onkologjisë në shtëpitë e të dyshuarve, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Penale që dy drejtorëve t’u konfiskohen pasaportat dhe të mos lejohet afrimi i ish-drejtorit të mjekësisë në vendin e punës, me çka edhe ka hapur lëndë kundër tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nuk është kërkuar asnjë masë për mjekët onkologë dhe ata mund të vazhdojnë të punojnë me pacientët. Nga hetimet paraprake të deritanishme të prokurorisë ka rezultuar se barnat e shkruar tepërt ende nuk dihet ku kanë përfunduar.

Tani për tani bëhet e ditur se nuk kanë përfunduar në tregun e zi në Kosovë. Një deri në dy doza plus jepeshin për pacient. Ekziston edhe një rast i izoluar kur i janë dhënë tetë terapi shtesë të cilat ai nuk i ka marrë. Një ditë para vdekjes, pacientët kanë marrë edhe terapi të shtrenjtë biologjike që sigurisht nuk e kanë marrë, sepse nuk ka pasur nevojë për të.

Prokuroria ka dijeni edhe për një banesë ku mbaheshin ilaçet e keqpërdorura. Prokurorët shqyrtuan 25,500 dosje elektronike dhe në letër dhe folën me 35 deri në 40 pacientë me kancer./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori