LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit në 24 orët e fundit ngrit 104 aktakuza kundër 118 personave

Prokuroria e Shtetit në 24 orët e fundit ngrit 104 aktakuza kundër 118 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindekatër (104) aktakuza kundër njëqindetetëmbëdhjetë (118) personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas një njoftimi për media, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lexoni më poshtë raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit, për shkak të veprës penale “Kanosje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dy (2) trupa të pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori