LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Posaçme SPAK mbyll hetimet për impiantin e plehrave të Fierit

Prokuroria e Posaçme SPAK mbyll hetimet për impiantin e plehrave të Fierit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për impiantin e plehrave të Fierit, të njohur si inceneratori, dhe këtë të hënë i komunikoi akuzat ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.

Sipas Prokurorisë, Ballako është përgjegjës për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Pritet që në vijim, akuzat t’i komunikohen edhe personave të tjerë të akuzuar në këtë dosje, përfshi edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.


Për këtë dosje, SPAK mori nën hetim edhe 11 persona të tjerë disa javë më parë, të akuzuar se nëpërmjet një skeme mashtrimi me fatura fiktive kishin përfituar miliona lekë. Më 16 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste pas hetimeve për inceneratorin e Fierit.

N ga hetimet ka rezultuar se Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, ka bërë pagesa në drejtim të kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 lekë.

Në njoftim sqarohet se Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” në bashkëpunim me Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie kanë falsifikuar dokumente se kanë investuar me vlerën 4,000,000 (katërmilion) euro, për shërbime që nuk janë kryer.

Shuma e parave është paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.

Nga hetimet e SPAK, rezulton se zyrtari i FSHF-së Arben Dervishaj udhëtoi dhe pa ndjeshje në Itali me financine nga Klodian Zoto.

Ndërsa për përfshirjen e Alqi Bllakos, nga hetimet rezulton se ka favorizuar kompaninë e Klodian Zotos për përfitimin e vlerës 14,964,900 lekë.

Kjo shumë parash është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar drejtor kantieri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori