LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Maqedonisë fillon procedurën hetimore për padinë kundër gjykatëses Lidija Nedellkova

Prokuroria e Maqedonisë fillon procedurën hetimore për padinë kundër gjykatëses Lidija Nedellkova

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit hapi hetim për padinë penale të ngritur nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë kundër ish kryetares së Departamentit për vepra penale në Gjykatën Supreme, Lidija Nedellkova.

Nga Gjykata e Lartë thonë se Lidija Nedellkova ka përgatitur letër me përmbajtje të pavërtetë, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën Penale Shkupi 1, pasi që gjykata e njëjtë ka kërkuar mendim se si të veprojë me hetimet e Prokurorisë Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Prokuroria konfirmojnë se padia penale është dorëzuar në PTHP – Shkup dhe ka filluar procedura në lidhje me të.

Siç informojnë nga Gjykata Supreme, kryetari Jovo Vangellovski ka sjellur vendim me të cilin ka konstatuar se në pajtim me rregulloren e gjykatës, letrat me përmbajtje të pavërtetë të gjykatëses Lidija Nedellkova nuk janë në kategorinë e shkrimeve me karakter të klasifikuar./Telegrafi/