LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur dy aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur dy aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy aktakuza, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, kundër të pandehurve E.I. dhe M.J., për shkak të dhunës në familje.

Në rastin e parë, i pandehuri E.I., gjatë muajit shtator të këtij viti, me dashje dhe me qëllim të shkaktimit të frikës, dhimbjes, shqetësimit, fillimisht fjaloset me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën F.Z., pastaj e sulmon fizikisht duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, derisa në mes tyre ndërhyn djali i tyre, i dëmtuari – i mitur R.I, të cilin po ashtu, i pandehuri e sulmon fizikisht.


Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Sulm”.

Gjithashtu, i njëjti menjëherë pas tri ditëve dhe pa asnjë arsye e sulmon fizikisht edhe djalin tjetër të tij, të dëmtuarin V.I., gjersa në mes tyre ndërhyn e dëmtuara F.Z dhe i ndanë, me ç’rast i njëjti ka kryer veprën penale “Sulm”.

Po ashtu, i njëjti nën ndikimin e alkoolit, ndaj bashkëshortes së tij ka ushtruar dhunë, e cila si pasojë e goditjeve të marra është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan.

Në këtë mënyrë i pandehuri ka kryer edhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Në rastin e tjetër, i pandehuri M.J., në shtator të këtij viti, pas fjalosjes verbale me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën F.J., e sulmon fizikisht duke i shkaktuar frikë, dhimbje dhe shqetësim emocional.

Gjithashtu, i njëjti, një ditë pas sulmit ndaj bashkëshortes së tij, të njëjtën e largon nga shtëpia e tyre dhe vazhdon duke e kanosur me fjalë edhe tek shtëpia e prindërve të saj, me ç’rast te e dëmtuara shkakton ankth dhe frikë të jashtëzakonshme.

Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që në të dy rastet, pas shqyrtimit të gjithanshëm të provave, të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat penale, të cilat iu vihen në barrë dhe ndaj tyre të shqiptojë sanksione penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori