Prokurori Abdurrahim Islami paralajmëroi se do ta kundërshtojë vendimin e Gjykatës së Apelit për shfajësim të Enver Hasanit nga akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti.
Pasi Gjykata e Apelit njoftoi dje se hodhi poshtë aktakuzën dhe pushoi hetimet ndaj Enver Hasanit për aktakuzën ku ai si kryetar i Gjykatës Kushtetuese akuzohej për falsifikim të nënshkrimit të një anëtari ndërkombëtar të saj, prokurori special Abdurrahim Islami bëri të ditur se do ta kundërshtojë këtë vendim.
Abdurrahim Islami që përfaqësoi Prokurorinë Speciale në këtë gjykim ndaj Enver Hasanit tha për KALLXO.com se ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje ligjshmërie në Gjykatën Supreme.
Ky prokuror edhe dje kur foli për KALLXO.com, aktakuzën ndaj Hasanit që u hodh poshtë nga apeli e konsideroi të bazuar.
“Prokuroria konsideron se të gjitha provat në bazë të të cilave është ngritur aktakuza janë marrë në harmoni me kodet në fuqi dhe janë të ligjshme dhe në këtë rast nuk ekziston asnjë rrethanë që do ta përjashtojë përgjegjësinë penale ndaj të pandehurit,” tha dje Islami.
Një javë pasi u ngrit aktakuza ndaj Enver Hasanit në janar të 2016-ës, në Emisionin “Jeta në Kosovë” u diskutua për të.
Sipas aktakuzës që u hodh poshtë nga apeli, Enver Hasani në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vendosi në lidhje me dekretin e Presidentes që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit për tre gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Gjithnjë sipas aktakuzës, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes rreth vazhdimit të mandatit të 3 gjyqtarëve ndërkombëtarë, Hasani ka shënuar edhe emrin e gjyqtarit Robert Carolan, edhe pse ky gjyqtar nuk kishte marrë pjesë në shqyrtimin e kësaj çështjeje, ngase bëhej fjalë edhe për vazhdimin e mandatit të tij.
Hasani është deklaruar vazhdimisht i pafajshëm duke e cilësuar aktakuzën si hakmarrje ndaj tij për shkak të punës së tij si kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Emisioni Jeta në Kosovë më 9 nëntor 2014, kishte raportuar për rrugën e cila çoi deri te vazhdimi i mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Ndaj Enver Hasanit është duke u zhvilluar edhe një proces tjetër gjyqësor lidhur me një tender për përkthim librash gjatë kohës sa ai ishte rektor i Universitetit të Prishtinës. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit