LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Shtetit njofton se kanë pranuar informata për 41 persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit njofton se kanë pranuar informata për 41 persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që lidhen me procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës, që është mbajtur më 6 tetor 2019, prokurorët kanë qenë të angazhuar në parandalimin e cenimit të drejtës së votës dhe ndjekjen penale ndaj kryesve të veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Rastet e paraqitura tek Prokurori i Shtetit dhe ato të filluara me iniciativën e tij, në bazë të informatave të marra nga mediat dhe shoqëria civile, janë trajtuar me përparësi nga prokurorët, transmeton Telegrafi.


Prokurori i Shtetit bën të ditur se deri tani janë paraqitur 35 informata për 41 persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor, prej të cilëve shtatë komisionerë dhe 34 qytetarë. Për më tej, nga numri i përgjithshëm i këtyre 41 personave, 25 prej tyre janë ndaluar (për 48 orë), për dy prej tyre gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj një të dyshuari, gjykata ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka trajtuar gjashtë raste ndaj gjashtë  personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

– Një person në komunën e Graçanicës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prezantim i rremë si person zyrtar” nga neni 409 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

– Një rast me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së.

– Një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

– Një person në komunën e Prishtinës i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

– Një  rast me dyshim për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

– Një  person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

Prokuroria Themelore në Prizren, ka trajtuar dhjetë (10) raste ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

– Katër persona në komunën e Prizrenit të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

– Një person në komunën e Mamushë-s, i dyshuar për kryerjen e veprës penale Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

– Dy  persona në komunën e Prizrenit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

– Një  person në komunën e Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

Personat të cilët ishin ndaluar për 48 orë lidhur me fotografimin e votës, janë lëshuar në procedurë të rregullt hetimore për t’u vërtetuar elementet e veprës penale nga neni 215 të KPK.

– Dy persona në komunën e Suharekës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, nga neni 217. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

– Një person në komunën e Suharekës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 të KPK-së. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

Prokuroria Themelore në Pejë, ka trajtuar dy (2) raste ndaj tre (3) personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

– Dy persona, njëri prej tyre komisioner ndërsa tjetri qytetar, në komunën e Klinës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, nga neni 213. Të dyshuarit fillimisht ishin të ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

– Një person i dyshuar në komunën e Deçanit i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka trajtuar dhjetë  raste ndaj dhjetë personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

– Katër persona në komunën e Gjakovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

– Tre persona në komunën e Rahovecit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 të KPK-së.

Personat të cilët ishin ndaluar për 48 orë lidhur me fotografimin e votës, janë lëshuar në procedurë të rregullt hetimore për t’u vërtetuar elementet e veprës penale nga neni 215 të KPK.

– Një person në komunën e Gjakovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214 të KPK-së. I dyshuari ishte i ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

– Dy komisionerë në komunën e Gjakovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211, të KPK-së. Të dyshuarit ishin të ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt;

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka trajtuar dy raste ndaj tre personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

– Dy persona në komunën e Kllokotit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210, të KPK-së. Ndaj të dy (2) të dyshuarve është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

– Një  person në komunën e Vitisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar” nga neni 209 të KPK-së. I dyshuari ishte i ndaluar për 48 orë, dhe me kërkesë të prokurorit, gjykata i ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak;

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka trajtuar katër raste ndaj shtatë personave, me dyshimin se kanë kryer vepër penale, si në vijim:

– Dy komisionerë në komunën e Mitrovicës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211, të KPK-së. Dy të dyshuarit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore;

– Dy komisionerë në komunën e Leposaviqit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211, të KPK-së. Dy të dyshuarit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore;

– Tre persona në komunën e Mitrovicës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214 të KPK-së. Tre të dyshuarit fillimisht ishin ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore;

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka trajtuar një (1) rast ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer vepër penale, si në vijim:

– Një person në komunën e Shtërpcës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 të KPK-së. I dyshuari fillimisht ishte ndaluar për 48 orë. Rasti është në procedurë të rregullt hetimore.

Prokurori i shtetit konstaton se gjatë procesit zgjedhor për Kuvendin e Kosovës të datës 6 tetor 2019, ka trajtuar këto lloje të veprave penale:

– Një vepër penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar” neni 209 të KPK-së

– Katër vepra penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” neni 210;

– Gjashtë vepra penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211;

– Pesë vepra penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212;

– Dy vepra penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit”, nga neni 213;

– Pesë vepra penale “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214;

– Pesëmbëdhjetë vepra penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215;

– Tri vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, nga neni 217;

– Një vepër penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 të KPK-së.

Prokurori i Shtetit, informon publikun e gjerë se edhe pas ditës së votimit, në vazhdimësi është duke grumbulluar informata lidhur me disa deklarime publike të veprave penale kundër të drejtës së votimit.

“Pas verifikimit të informatave të cilat janë duke u trajtuar me prioritet nga ana e prokurorëve do të ndërmerren veprimet tjera hetimore, bazuar në dispozitat ligjore”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori