Tri projektligjet e miratuara në parim për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet t’i nënshtrohen dëgjimit publik dhe rishikimit, para se të shkojnë në Kuvend për miratim përfundimtar.
Dëgjimet publike pritet të organizohen në Prizren dhe në Graçanicë. Bëhet fjalë për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka miratuar vendosur të formojë grupin punues që do të merret me shqyrtimin e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Deputeti i partisë Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se deri më tani nga shqyrtimet e bëra në ligje, nuk shihet se ka shumë nevojë për ndryshime.
“Para se të punojmë në projektligje do t’i bëjmë dëgjimet publike në Prizren dhe Graçanicë dhe të gjitha inputet apo plotësimet që do të jepen nga shoqëria civile, nga ekspertët, nga vetë qytetarët, pastaj do të fillojë punën grupi punues. Normalisht nëse grupi apo komisioni parasheh që ka nevojë për ndonjë ekspertë, do të ftohen edhe ata nga jashtë që t’i japin inputet e tyre në këto ligje”, tha deputeti Shala.
Ai tha se formimi i grupeve punuese është një praktikë e zakonshme, pasi aty ka mundësi që partitë politike të japin mendimet apo sugjerimet për nene të caktuara.
“Në çdo ligj formohen grupet punuese për shkak se trajtohen ligjet nen për nen dhe aty shprehen të gjithë përfaqësuesit e partive politike, por edhe sugjerimet që janë diskutuar në parlament. Po ashtu edhe elementet të cilat do të merren nga dëgjimet publike që mund të futen në kuadër të ligjit”, tha Shala.
Edhe deputeti opozitar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri, anëtar i komisionit, tha se duke parë rastin që këto ligje janë të veçanta duhet të shikohet mundësia për ndryshimet e mundshme.
“Komisionet janë trupa punues të Kuvendit, por në këtë rast nëse kemi një grup punues, kjo nuk ka asgjë të keqe dhe ndihmon për të parë se çka eventualisht mund të plotësohet apo ndryshohet edhe pse thënë sinqerisht këtu pak ka mundësi, në këto projektligje që të shtojmë. Sido që të jetë, është obligim i yni për të parë se në mes të dy leximeve çka mund të plotësohet”, tha Beqiri.
Ai tha po ashtu se në rast se mund të ketë ndonjë ndryshim në këto projektligje ato do të bëhen në koordinim me ekspertët ndërkombëtarë.
“Unë besoj se ka hapësirë për ndonjë ndryshim por nuk janë të mëdha. Këto ndryshime duhet të bëhen në harmoni edhe me ata që janë të rëndësishëm, pra me ekspertët e NATO-s, ekspertë të cilët drejtpërdrejtë nesër mund të kenë ndikimin”, tha Beqiri.
Procesi i tranzicionit apo transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Forcë me kapacitete shtesë drejt formimit të ushtrisë, po përcillet edhe nga faktorët ndërkombëtarë.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian është i interesuar për një proces gjithëpërfshirës në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës si pjesë integruese e agjendës së Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian ka bërë gjithmonë thirrje për një proces gjithëpërfshirës që çon drejt harmonizimit të legjislacionit në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke llogaritur interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë, si dhe partnerëve relevantë, etnive, organizatave”, tha Kocijançiq në një përgjigje me shkrim.
Paraprakisht, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se vazhdon të mbështesë “tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së”.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmes këtyre tri projektligjeve, po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.
Aleanca e NATO-s ka dhënë shenja se ka hequr dorë nga kërkesa këmbëngulëse që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike
MPB: Dhuna në familje në Gazi Babë, një burrë ka rrahur babanë 76-vjeçar
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë