Programi qeveritar “Bansko” – parimisht premtues
“Evitimi barrierave përmes Reformës Doing Business dhe krijimi i një ambienti të sigurt dhe stabil për bërjen e biznesit, do të ishte hapi më premtues për ristartimin ekonomik të Kosovës”.
Si rregull për zgjidhjen e problemit duhet përcaktuar-adresuar atë, duhet gjetur rrënjët e problemit dhe tek më pas duhet shikuar alternativën më të mirë për zgjedhjen e tij dhe në fund duhet përcaktuar për politikat që do të ndërmerren. Ndonëse në programin qeveritar “Bansko” pamë vetëm pikat orientuese programore të Qeverisë, ai paraqet një hap të rëndësishëm me një qasje që në parim duhet vlerësuar. Së pari, është fakti se përcakton qartë prioritet zhvillimore të cilat shihet se janë hartuar mbi bazën e adresimit të problemeve reale me të cilat ballafaqohet Kosova siç janë: konkurrentshmëria e dobët e prodhimeve kosovare karshi atyre të importit; sektori privat i dobët; papunësia e lartë; imazhi jo i mirë i Kosovës për investime, dhe ambient i jo i sigurt dhe jostabil për biznes. Së dyti, shndërrimi i këtyre problemeve si objektiva zhvillimore, së bashku me përcaktimin e veprimeve që duhet bërë, si dhe ajo që është më e rëndësishmja në këtë program orientues, përcaktimi i qartë i indikatorëve matës, si fillim, i jep programit frymën e seriozitet.
Ndonëse duket shumë ambicioze rritja ekonomike vjetor prej 7-8% dhe ulja e papunësisë 8-10%, realizimi efikas dhe efektiv i prioriteteve, mund t’i bëjë realitet këto objektiva. Ky konstatim, përkatësisht, optimizëm, konsiston në dy pika themelore të programit “Bansko”:
– reduktimi i barrierave për bërjen biznes, dhe
– revitalizimi i bujqësisë.
Reforma Doing Business
Pa përfshirë privatizimi aseteve publike si PTK, KEK e Trepça (për të cilat mendoj se duhet studiuar mirë për mënyrën e privatizimit dhe efektet që duhet të prodhojnë për zhvillimin ekonomik), evitimi i barrierave përmes Reformës Doing Business dhe krijimi i një ambienti të sigurt dhe stabil për bërjen e biznesit, do të ishte hapi më premtues për ristartimin ekonomik të Kosovës. Për një ekonomi me një sektor të dobët privat, me mungesë kapitali financiar dhe me kushtet tepër të pafavorshme të kreditimit, mungesë teknologjishë moderne, mungesë të njohurive, e të tjera mungesa, nxitja e korporatave shumëkombëshe për të bërë investime në Kosovë, përkatësisht tërheqja e Investimeve të Huaja Direket, do të ishte me interes të jashtëzakonshëm për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.
Deri tash Kosova ka shënuar nivel shumë të ulët të IHD-ve. Për këtë gjendje ndikimin më të madhe e ka niveli i lartë i korrupsionit, krimi i organizuar, niveli i ulët i sundimit të ligjit etj. Prandaj duke ndryshuar praktikat e deritashme, si në aspektin gijotinës së paralajmëruar, e për më tepër ndërmarrjen e hapave konkret në luftën kundër krimit të organizuar, informalitetit dhe korrupsionit, do të mund të krijohen kushte të cilat do të ndikonin në rritjen e IHD-ve.
Ndërmarrja e këtyre hapave është i domosdoshëm, aq më tepër, kur kemi parasysh treguesit e stoqeve dhe të fluksit të IHD-ve të cilët afër 95% janë të koncentruar te vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim kurse vetëm rreth 5% te vendet në tranzicion, grup në të cilin bën pjesë Kosova. Përveç IHD-ve, përmirësimi i këtyre kushteve dhe pakoja e reformave të të bërit biznes, do ta ndihmon aktivizimin e potencialit vendor dhe do ta forconte sektorin e prodhimit, do të rriste konkurrentshmërinë dhe rrjedhimisht do të rezulton me rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë.
Revitalizimi i bujqësisë
Në disa analiza të mëhershme, kam fokusuar faktin se është jetike orientimi i zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes bujqësisë, bazuar në aktualitetin socio-ekonomik. Ky fokusim bazohet në teorinë Heckscher-Ohlin e cila thotë se “një ekonomi është krahasimisht efiçente (ka një avantazh te krahasuar) në prodhimin e produkteve që kërkojnë më shumë faktorë prodhimi me të cilët ekonomia është e mire pajisur. Duke pasur parasysh faktorët e prodhimit me të cilët disponon Kosova, ku kryesori është popullsia e re, që mbi 60% është rurale, futja e bujqësisë në prioritetet e programit, paraqet kapërcimin e duhur konceptual të zhvillimit. Planifikimi i ndarjes së mbi 3% të buxhetit për bujqësinë, me tendencën që të shkohet deri në 5% paraqet një tregues se më në fund zhvillimi do të gjejë rrugën.
Gjithashtu qëllimet e parashtruara nuk janë të paarritshme (ngritja e prodhimtarisë, reduktimi i importeve, shtimi i shumë vendeve të punës në bujqësi,…). Për arritjen e tyre, programi parasheh ndërmarrjen e disa hapave, ku pos rritjes së buxhetit kërkohet: koordinimi më i efektshëm ndër-sektorial; forcimi i shërbimeve këshillimore; ngritja e kapaciteteve institucionale; gjenerimi i kërkimeve specifike të aplikueshme; përmirësimi i qasjes në kredi të leverdishme; ngritja dhe përmirësimi i kapaciteteve infrastrukturore.
Si pika orientuese, këto veprimeve janë të domosdoshme, por, moment i rëndësishëm është përcaktimi i sektorëve bujqësor me përparësi si dhe gjetja e mënyrave më efikase dhe efektive për mbështetjen e tyre. Orientimi duhet të jetë te ato sektore dhe prodhime që krijojnë më shumë vlerë të shtuar dhe punësim. Ndërsa është për tu vlerësuar synimi për marrjen e vendimeve mbi bazën e analizave dhe kërkimeve profesionale specifike e që njëjtë duhet të veprohet edhe për marrjen e feedback-ut për politikat e ndërmarra. Kjo paraqet kushtin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për rezultat.
Prandaj, si fillim, mund të konkludojmë se, parimisht, programi është premtues, për realizimin e së cilit sfidat nuk do të jenë të pakta e që mund të tejkalohen vetëm nëse ekziston vullneti politik.
(Autori është në përfundim të studimeve master, në Departamentin e Agroekonomisë të Fakultetit të Bujqësisë në UP)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur