LAJMI I FUNDIT:

Program komemorativ për holokaustin e hebrenjëve të Maqedonisë

Program komemorativ për holokaustin e hebrenjëve të Maqedonisë

Bashkësia hebraike në Republikën e Maqedonisë dhe Qendra memoriale e holokaustit të hebrenjëve nga Maqedonia sot dhe nesër me më shumë aktivitete do ta shënojnë 74-vjetorin nga holokausti i 7144 hebrenjëve nga Maqedonia, të cilët natën mes 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë dëbuar nga shtëpitë e tyre që pastaj të deportohen dhe vriten në kampin e përqendrimit Treblinka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Programi komemorativ do të përfshijë ngjarje në Shkup, Shtip dhe Manastir-qytet ku në numër më të nadh kanë jetuar hebrenjët nga Maqedonia në Luftën e Dytë botërore.


Delegacione nga bashkësia hebraike në Maqedoni do të priten edhe kryetarët e komunave të Shtipit, Manastirit dhe Shkupit. /Telegrafi/