LAJMI I FUNDIT:

Profetin Muhamet e quajti pedofil, adhuron Orbanin – kush është Geert Wilders, partia e të cilit fitoi zgjedhjet në Holandë?

Profetin Muhamet e quajti pedofil, adhuron Orbanin – kush është Geert Wilders, partia e të cilit fitoi zgjedhjet në Holandë?

Populisti i djathtë antiislamik Geert Wilders ka siguruar fitoren dramatike në zgjedhjet e përgjithshme holandeze, sipas rezultateve të fundit me pothuajse të gjitha votat e numëruara.

Pas 25 vitesh në parlament, Partia e tij e Lirisë (PVV) duhet të fitojë 37 vende, dukshëm më shumë se rivali i saj kryesor, aleanca e majtë.


Fitorja e tij tronditi politikën holandeze, por edhe Evropën, transmeton Telegrafi.

Por për të përmbushur premtimin e tij për të qenë kryeministër i të gjithëve, ai do të duhet të bindë partitë e tjera që t’i bashkohen atij në koalicion.

Objektivi i tij është 76 nga 150 mandate në parlament. Pas 25 vitesh në politikën holandeze pa mbajtur poste, Wilders pritet të drejtojë negociatat për një qeveri koalicioni dhe ka një shans të mirë për t’u bërë kryeministër.

“Ne po ua kthejmë Holandën holandezëve, cunami i azilit dhe migracionit do të frenohet”

“Ne do të duhet të gjejmë mënyra për të përmbushur shpresat e votuesve tanë, për t’i kthyer holandezët në vendin numër një”, tha Wilders në fjalimin e tij të parë, duke shtuar se “Holanda do t’u kthehet holandezëve, cunami i azili dhe migrimi do të frenohen”.

Wilders u dënua për diskriminim ndaj marokenëve pasi drejtoi thirrjet në një tubim fushate në vitin 2014, kur pyeti turmën nëse donin më shumë apo më pak marokenë. Pasi fansat thërrisnin “Më pak!” ai u përgjigj – “Ne do të kujdesemi për këtë”.

Në vitin 2021, kur Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin, Wilders tha se ishte viktimë e një “gjueti shtrigash” dhe një sistemi ligjor të korruptuar.

 Zbuti retorikën, por mbetet kundër imigracionit

Pasi bëri komente të ashpra kundër BE-së në të kaluarën, ai zbuti tonin e tij gjatë fushatës zgjedhore teksa përpiqej të fuste partinë e tij në qeveri.

Por ai i qëndron qëndrimit të tij të rreptë kundër emigracionit, qëndrimi se Holanda është e para, e cila i ka dhënë PVV-së së tij mbështetjen më të madhe në ekzistencën e saj 17-vjeçare.

“Tani është mjaft. Holanda nuk mund të durojë më. Tani duhet të mendojmë fillimisht për njerëzit tanë. Kufijtë janë mbyllur. Zero azilkërkues”, tha Wilders në një debat televiziv përpara zgjedhjeve.

“Wilders është aktivisti më i mirë”

“Wilders është aktivisti më i mirë. Edhe kundërshtarët e tij politikë do ta pranojnë këtë”, tha Willem Post i institutit holandez Clingendael.

“Ai i ngjan pak (ish-presidentit amerikan Donald) Trump”, shtoi ai.

Ai e quajti Profetin Muhamed pedofil, tha se Islami është një ideologji fashiste dhe një fe e prapambetur. Për shkak të tij protestuan në vendet myslimane.

Pikëpamjet nxitëse të Wilders mbi Islamin kanë nxitur kërcënime me vdekje, dhe ka jetuar nën mbrojtjen e fortë të policisë për vite me radhë.

Ai e quajti Profetin Muhamed pedofil, Islamin “ideologji fashiste” dhe një “fe të prapambetur”, dhe dëshiron të ndalojë xhamitë dhe librin e shenjtë, Kuranin në Holandë.

Komentet e tij kanë shkaktuar protesta ndonjëherë të dhunshme në vendet me popullsi të madhe myslimane, duke përfshirë Pakistanin, Indonezinë dhe Egjiptin. Në Pakistan, një udhëheqës fetar lëshoi ​​një fetva kundër tij.

Ai e do Orbanin

Një admirues i vetëshpallur i kryeministrit hungarez nacionalist Viktor Orbán, Wilders është ashpër kundër BE-së, duke i bërë thirrje Holandës të rimarrë kontrollin e kufijve të saj, të reduktojë ndjeshëm pagesat për Bashkimin dhe të bllokojë hyrjen e çdo anëtari të ri.

Wilders ka thënë vazhdimisht se Holanda duhet të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën, pasi vendi ka nevojë për armë për t’u mbrojtur. Megjithatë, asnjë nga partitë me të cilat ai mund të formonte qeverinë, nuk i ndan këto ide.

Pak dihet për jetën e tij private

Ai është një nga politikanët holandezë më të njohur falë flokëve të tij të lyer, por pak dihet për jetën e tij private, përveç se është i martuar me një grua hungareze dhe ka dy mace – të cilat kanë llogaritë e tyre në Instagram dhe X.

Në një program televiziv për fëmijë javën e kaluar, Wilders tha se i pëlqen të luajë “Mario Kart” në PlayStation e tij.

Krerët evropianë të së djathtës e uruan atë

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Marine Le Pen, uroi Wilders dhe PVV të enjten për fitoren e tyre “spektakolare”.

“Urime Geert Wilders dhe Partisë së Lirisë (PVV) për paraqitjen spektakolare në zgjedhjet parlamentare, e cila konfirmon mbështetjen në rritje për mbrojtjen e identiteteve kombëtare”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.

Duke uruar Wilders në X, kryeministri hungarez Viktor Orban mirëpriti “erërat e ndryshimit” në Holandë.

Orban i tha Wilders në një bisedë telefonike se ishte e rëndësishme që ai të ishte i pari që do ta uronte.

Ai më parë shkroi në X, dikur Twitter: “Erërat e ndryshimit janë këtu! Urime @geertwilderspvv për fitoren në zgjedhjet holandeze!”

Lideri i partisë së djathtë italiane Liga, Matteo Salvini, shprehu mbështetjen e tij për Wilders, njoftoi agjencia italiane Ansa.

“Kudo në Evropë, qytetarët duan ndryshim politik”, shkroi AfD e ekstremit të djathtë të Gjermanisë në X. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori