LAJMI I FUNDIT:

Profesionet më të paguara në Maqedoni, udhëheqin ekspertët e teknologjisë informative

Profesionet më të paguara në Maqedoni, udhëheqin ekspertët e teknologjisë informative

Enti shtetëror për statistika në Maqedoni ka publikuar listën e profesioneve më të paguara në vend për muajin korrik.

Në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, ka rritje të pagave për vetëm 1,5 përqind. Paga mesatare neto për këtë muaj ka arritur 22.671 denarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Sipas këtij insititucioni, ka sektore që marrin rrogë mesatare, dyfish më të lartë se paga mesatare në vend.

Profesionet më të paguara në Maqedoni janë:
1. Sektori për teknologji informative (IT) me rrogë mesatare neto prej 54.118 denarë.
2. Sektori për transport ajëror me rrogë mesatare neto 53.637 denarë.
3. Sektori për prodhime farmaceutike me rrogë mesatare neto prej 45.658 denarë.
4 Sektori për shërbime financas me rrogë mesatare neto prej 41.399 denarë.
5. Sektori për telekomunikime me rrogë mesatare neto prej 40.078 denarë

Këto rroga pritet të përmirësohen në muajt e ardhshëm, duke pasur parasysh me ndryshimet në rrogën minimale në vend që duhet të fuqizohen prej 1 tetorit. /Telegrafi/