LAJMI I FUNDIT:

‘Profesionet’ e VIP-ave që nuk i di askush (Foto)

‘Profesionet’ e VIP-ave që nuk i di askush (Foto)

Nuk është çudi që personazhet e njohur të ekranit shqiptar të merren me shumë gjëra njëkohësisht, që do të thotë krahas profesionit të tyre të angazhohen edhe me aktivitete të tjera jashtë artit.

Shumë nga ne që i ndjekim i dimë në përgjithësi projektet në të cilat ata kanë punuar, në fakt janë edhe vetë ata që përpiqen ti reklamojnë në maksimumin e mundshëm në rrjete sociale dhe televizione.


Duke parë informacionin që të gjithë shkruajmë në llogarinë tonë të Instagram-it zbuluam se në fakt shumë nga ata që ne i dinim thjesht këngëtarë, aktorë apo modele, kanë bërë gjëra nga më të ndryshmet që në fakt vetëm ata i dinë, shkruan Bltiz.al.

Getoar Selimi

Ai është një nga reperat më të preferuar shqiptar dhe ka një karrierë prej të gjatë në muzikë. Të gjithë e dimë që është reper, që është themeluesi i labelit Babastars partneri i Marina Vjollcës, që shkruan këngë, por nuk e kishim ditur deri tani se është edhe një “fashion designer” pra stilist. Në kaq vite vështirë se na kujtohet të kemi parë apo dëgjuar diçka rreth Getoarit si “fashion Designer”.

Albana Osmani

Kur diskutojmë për Alban Osmanin e dimë tashmë që është një nga moderatoret më të pëlqyera të Top Channel, themeluese e nismës dhe fondacionit të bamirësisë “Ti je një luledielli”. Albana ka mbaruar studimet për pikturë , ka qenë pjesë eventeve të bukurisë në fillimet e saj. Megjithatë një gjë na çudit në përshkrimin e Instagram-it, që e quan veten komediane. Nuk mbajmë mend ta kemi parë ndonjëherë në ndonjë komedi, ndoshta na ka shpëtuar nuk i dihet. Ose ndoshta këtë titull ia ka venë vetes, për shkak se ka drejtuar për një periudhë kohe “Fiks Fare”.

Aurela Hoxha

Aurela Hoxhën e kemi parë shpesh në ekran si prezantuese, si aktore në filmin “Bjeshkët e Namuna”, si showgirl, por si Miss Albania, sikur s’na kujtohet të jetë shpallur ndonjëherë… Do ta kishim parë njëherë të vetme në Instagram atë kurorën se s’ka mundësi!

Marina Vjollca

Marina Vjollca është një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe të gjithë e njohim kështu. Fillimisht e kemi parë si velinë, edhe pse ajo nuk e ka të shkruar në përshkrimin e saj. Edhe si modele e kemi parë por si aktiviste është hera e parë që e dëgjojmë. Apo mos e ka si aktiviste në rrjete sociale?

Luana Vjollca

Luana Vjollca ndryshe nga të tjerët e ka përmbledhur CV-në e saj vetëm me një fjalë: artiste. Shkurt, saktë, pak, “flakë”.

Bes Kallaku

Bes Kallaku është ndër aktorët më të pëlqyer në Shqipëri. Veç profesionist bazik si aktor e kemi parë edhe si këngëtar, por ajo që na çudit është fakti që e quan veten futbollist, ose të paktën që luan futboll. A e keni parë gjë ju duke luajtur futboll komedianin tonë, se ne kurrë në jetë?!

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori