LAJMI I FUNDIT:

Profesionet dhe numri i marrëdhënieve intime në javë

Profesionet dhe numri i marrëdhënieve intime në javë
(Foto: Pexels)

Kompania britanike ‘Bed SOS’ ka kryer hulumtime për lidhjen mes profesioneve dhe shpeshtësisë së marrëdhënieve seksuale.


Rezultatet treguan se njerëzit që bëjnë punët e mëposhtme kanë më shumë marrëdhënie seksuale në javë:

Profesionistët e kujdesit shëndetësor: mjekët, dentistët, infermierët – 3.7 herë
Financa – 3.6 herë
HR / Rekrutimi – 3.5 herë
IT – 3.4 herë
Shitësit me pakicë – 3.3 herë


Pavarësisht se nuk bëjnë aq shumë seks sa profesionet e tjera, artistët dhe dizajnerët kanë mesatarisht 4.4 orgazma në javë, që është pothuajse 1.5 herë çdo herë që bëjnë seks, shkruan Sustain Health.


Një maratonë, jo një sprint: Ja sa minuta i nevojiten saktësisht një gruaje për të përjetuar një orgazëm
Lexo po ashtu Një maratonë, jo një sprint: Ja sa minuta i nevojiten saktësisht një gruaje për të përjetuar një orgazëm

Pesë profesionet që kanë më shumë orgazma në javë janë:

Artistët / Dizajnerët – 4.4 herë
Hidraulikët / Elektricistët – 3.1 herë
Kontabilistët – 3.6 herë
Shitësit me pakicë – 3.4 herë
IT – 3.3 herë


Studimet kanë treguar se 80 për qind e femrave kanë orgazma të rrejshme, që do të thotë se shumë prej tyre nuk i marrin përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore që vijnë prej tyre.

Fjalët që zgjojnë pasionin te partneri
Lexo po ashtu Fjalët që zgjojnë pasionin te partneri

Orgazmat mund ta lehtësojnë stresin dhe të çlirojnë tensionin dhe gjithashtu ndihmojnë me gjumin, i cili mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për ata me probleme si pagjumësia. Përfitime të tjera përfshijnë lehtësimin e dhimbjes – falë çlirimit të endorfinës, stimulimit të trurit dhe dukjes më të re. /Telegrafi/