LAJMI I FUNDIT:

Një maratonë, jo një sprint: Ja sa minuta i nevojiten saktësisht një gruaje për të përjetuar një orgazëm

Një maratonë, jo një sprint: Ja sa minuta i nevojiten saktësisht një gruaje për të përjetuar një orgazëm

Nuk është e diçka e re që femrave u duhet më shumë kohë për të arritur orgazmën sesa meshkujve, tani kemi më shumë detaje

Rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se femrat janë më të kënaqura kur partnerët e tyre i qasen dashurisë si një maratonë dhe jo si një sprint.


Rezultatet e studimit të publikuara në Journal of Sexual Medicine zbuluan se sa kohë i duhet mesatarisht një gruaje heteroseksuale për të arritur kulmin, e cila është 13 minuta e 41 sekonda.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 645 gra heteroseksuale, në të 30-at, të gjitha në një marrëdhënie monogame, nga 20 vende të botës, kryesisht nga Britania e Madhe, Holanda, India dhe SHBA-ja, transmeton Telegrafi.

Të gjithave iu kërkua të ndiznin kronometrin kur zgjoheshin seksualisht dhe ta fiknin kur arrinin kulmin, për qëllimet e studimit. Hulumtimi zgjati tetë javë dhe rezultatet treguan se koha në të cilën gratë përjetuan kulmin varionte nga 12.76 minuta në 14.06 minuta, por gjithashtu 17 për qind e të anketuarve nuk përjetuan asnjëherë orgazëm.

Se sa lehtë një femër do të jetë në gjendje të arrijë orgazmën, varet nga struktura e vagjinës
Lexo po ashtu Se sa lehtë një femër do të jetë në gjendje të arrijë orgazmën, varet nga struktura e vagjinës

Gjithashtu është treguar se femrat rrallëherë e përjetojnë orgazmën në mënyrë vagjinale, pra përmes penetrimit. Vetëm 31.4 për qind e tyre mund të arrijnë kulmin në këtë mënyrë. 68.6 për qind e femrave kanë nevojë për stimulim shtesë si puthje, kafshim të lehtë dhe prekje të zonave erogjene.

Disa poza janë shumë më efektive se të tjerat. Një grua arrin kulmin më lehtë kur është në krye të partnerit të saj dhe dikton ritmin. Gjatë studimit u zbulua një gjë interesante – kënaqësia do të jetë më e madhe nëse veshim çorape gjatë seksit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Ky është qyteti më i ngushtë në botë: U ndërtua mbi lumin midis dy shkëmbinjve të thepisur

Ky është qyteti më i ngushtë në botë: U ndërtua mbi lumin midis dy shkëmbinjve të thepisur

Udhëpërshkrime
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori