LAJMI I FUNDIT:

Përbërësi i solucionit kundër insekteve mund të vrasë coronavirusin, tregon një studim ushtarak britanik

Përbërësi i solucionit kundër insekteve mund të vrasë coronavirusin, tregon një studim ushtarak britanik

Një përbërës i gjetur në një substancë që largon insektet mund të vrasë një lloj të coronavirusit që shkakton COVID-19, ka treguar hulumtimi nga laboratori i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, shkencëtarët në Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (DSTL) po ndajnë gjetjet e tyre paraprake në mënyrë që të tjerët të jenë në gjendje të kryejnë kërkime të mëtejshme.


Forcat e armatosura të Britanisë u “spërkatën” me një solucion që përmban një produkt të quajtur Citriodiol sepse besohej se mund të ofronte një shtresë të re mbrojtjeje kundër COVID-19, zbuloi Sky News në prill.

Dhe siç shkruan ky medium, Citriodiol është tashmë i njohur për “vrasjen” e llojeve të tjera të coronavirusit.

Shkencëtarët e mbrojtjes më pas kryen kërkime për të parë nëse ajo do të sigurojë një shtresë mbrojtëse kundër COVID-19, me ato rezultate të lëshuara të mërkurën.

Kompania që prodhon Citriodiol gjithashtu besoi se mund të ofrojë mbrojtje kundër coronavirusit të ri.

Jacqueline Watson, drejtor menaxhuese e Citrefine International Ltd, tha në prill që ajo do të donte që qeveria të mbështeste një program zyrtar të testimit. /Telegrafi/