Prodhuesit kërkojnë që Qeveria e Kosovës ta rishikoj vendimin për ndalesën e eksporteve të produkteve esenciale, Ministria e Tregtisë dhe Kryeministria nuk përgjigjen

Më 13 shtator bëhen pesë muaj kur Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi ka kërkuar që të ndalohen përkohësisht për eksport disa nga produktet themelore agro-ushqimore.
Në mbledhjen e 69-të të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti pati thënë se ky vendim po merret në një situatë kur është vështirësuar zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë, shkruan Telegrafi.
“Invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka ndikuar në zinxhirin e furnizimit me produkte ushqimore në Evropë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me institucionet përkatëse dhe akterët në treg ka përcjellë rritjet e çmimeve të produkteve në vend dhe evidencën e eksporteve të mallrave. Sot MINT ka sjell vendimin që ndalon eksportin dhe ri-eksportin të disa produkteve agro-ushqimore”, kishte thënë Kurti.
Ndërsa, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari eksporti apo rieksporti i këtyre produkteve mund ta rrezikoj furnizimin e qytetarëve në vend.
“Eksporti dhe rieksporti i mallrave sado i vogël që është mund të rrezikoj furnizimin e popullatës sonë në të ardhmen. Në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe duke i përcjellë eksportet në baza ditore, prandaj për të lehtësuar gjendjen propozojmë që të bëhet ndalimi i përkohshëm i disa produkteve themelore. Vendimi mbështetet në Ligjin për Tregtinë e Jashtme dhe atë të Brendshme. Ndalohet eksporti apo rieksporti si drithërat, mielli, vaji ushqimor, sheqeri dhe kripërat”, tha Hajdari.
Përfaqësuesit e biznesit në Kosovë, këtë vendim e kanë quajtur të stërzgjatur, duke kërkuar nga Qeveria Kurti që të rishikohet kjo masë.
Kryetari i Bordit të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa gjatë një interviste për Telegrafin ka theksuar se vazhdimi i kësaj mase po i rrezikon bizneset në humbjen e tregut.
“Ne kemi qenë dakord me Qeverinë, në fillim të prillit, ku ishte një panik në popull, në regjion e në Evropë që të merren disa masa për një kohë të caktuar që të mbrohen konsumatorët e që largohet paniku për produktet esenciale. Mirëpo, nuk jemi të pajtimit me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari që këto masa të zgjasin pesë muaj, pra janë masa të stërzgjatura, ku prodhuesit tonë që atë treg që e kanë pasur me rastin e eksportit kanë filluar ta humbin”, tha Mustafa.
Sipas tij, Kosova ka mbetur i vetmi vend në rajon që vazhdon që t’i ketë këto masa.
“Nga informatat që i posedojmë, disa prodhues që t’i plotësojnë kontratat, po punojnë me rajonin për përpunimin e këtyre produkteve, e kurse prodhuesit vendor duhet të rrinë, e të presin”, theksoi ai.
“Jemi i vetmi shtet në rajon e Evropë që kemi mbetur për këto ndalesa të produkteve. Derisa Ukraina e Rusia po luftojnë, asnjëherë nuk i kanë ndalur eksportet e produkteve esenciale. Një vend që jemi stabil e që kemi një ekonomi stabile, e një zhvillim të konsiderueshëm, pse duhet t’i kemi këto masa”, ka shtuar Mustafa.
Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Tregtisë dhe në Zyrën e Kryeministrit në lidhur me këtë vendim, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

ATOMI hap konkurs për inteligjentët

Inovacion në dizajnin e dritareve - sistemi modular 'Elegant' nga Deceuninck

Linjë e re inovative e probiotikëve - Vitalia

Importet e gazit rus në BE po vazhdojnë të bien ndjeshëm

Ftesë për të gjitha lideret e ardhshme! Filloni karrierën tuaj në Buçaj, aplikoni për 10 pozitat e hapura si Përfaqësuese të Shitjes!

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë