LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi vendor: Është interes kombëtar fuqizimi i prodhimeve vendore (Video)

Prodhuesi vendor: Është interes kombëtar fuqizimi i prodhimeve vendore (Video)

Mërgim Prishtina nga kompania farmaceutike “Trepharm” ka thënë se është interes kombëtar fuqizimi i prodhimeve vendore.

Prishtina ka thënë në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, se në Kosovë shumica e ligjeve janë sponsorizuar nga ndërkombëtarët dhe ata mund të kanë ndikuar që këto ligje të shkojnë në favor të bizneseve të jashtme.


“Pronarët e fabrikave në Kosovë janë 95% shqiptarë, dhe ata e kanë bërë për çështje patriotike e emocionale pasi këto investime, përfshirë edhe biznesin tim, në çfarëdo vendi tjetër që do t’i investonin, do të kishim pasur më shumë fitime”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Biznesmeni thotë se Kosova deri më tani ka ndërtuar vetëm strategji mbrojtëse, ndërsa ka ardhur koha që të ndërtojmë strategji sulmuese.

“Kosova është e favorizuar nga vendet e rajonit sepse vendi ynë është treg për ato vende. Ne çfarëdo sulmi bëjmë në Maqedoni, Serbi apo Bosnjë ata kanë frikë se humbin një treg. Për në si prodhues tregjet e Serbisë apo Bosnjës janë tregje të mëdha dhe kemi interes për to, por ne jemi prodhues të vegjël për ato tregje”.

Pronari i kompanisë “Trepharm” thotë se produktet farmaceutike që prodhon fabrika e tij nuk blihen as nga institucionet vendore.

“Vetë institucionet tona nuk përdorin produktet tona. Nga 26 milionë euro që blen barna, QKUK nga ne nuk blenë as 100 mijë euro. Ne kemi strategjinë tonë dhe nuk insistojmë të shesim patjetër të institucionet tona shëndetësore”, deklaroi ndër të tjera, Mërgim Prishtina./Telegrafi/