LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi i Fortnite do të paguajë gjobë prej 520 milionë dollarësh lidhur me ankesat që preknin të rinjtë

Prodhuesi i Fortnite do të paguajë gjobë prej 520 milionë dollarësh lidhur me ankesat që preknin të rinjtë

Prodhuesi i video-lojës së famshme, Fortnite, do të paguajë 520 milionë dollarë (rreth 490 milionë euro) në gjoba dhe rimbursime për të zgjidhur ankesat që lidhen me privatësinë e fëmijëve dhe metodat e saj të pagesës që mashtronin lojtarët të bënin blerje të paqëllimshme, thanë të hënën rregullatorët federalë të SHBA-së.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) arriti marrëveshjet për zgjidhur dy çështjet kundër Epic Games Inc, e cila e ka shtyrë suksesin e Fortnite në pesë vjetët e fundit për t’u bërë fuqi e video-lojërave, transmeton Telegrafi.


Siç raportohet, 520 milionë dollarët e mbuluara në marrëveshje përbëhen nga 245 milionë dollarë në rimbursime të klientëve dhe një gjobë prej 275 milionë dollarësh për mbledhjen e informacionit personal për lojtarët e Fortnite nën moshën 13-vjeçare pa informuar prindërit e tyre ose pa marrë pëlqimin e tyre.

Ky thuhet të jetë dënimi më i madh i vendosur ndonjëherë për thyerjen e një rregulli të FTC-s.

“Epic përdori cilësimet e paracaktuara të privatësisë dhe ndërfaqet mashtruese që mashtruan përdoruesit e Fortnite, duke përfshirë adoleshentët dhe fëmijët”, tha në një deklaratë kryetarja e FTC Lina Khan.

Edhe para njoftimit së marrëveshjes, Epic tha në një deklaratë se kishte bërë tashmë një sërë ndryshimesh “për të siguruar që ekosistemi ynë të përmbushë pritshmëritë e lojtarëve dhe rregullatorëve tanë, të cilat shpresojmë se do të jenë një udhëzues i dobishëm për të tjerët në industrinë tonë”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Data e lëshimit të GTA 6 mund të shtyhet deri në vitin 2026?

Data e lëshimit të GTA 6 mund të shtyhet deri në vitin 2026?

Lojëra
Kalo në kategori