LAJMI I FUNDIT:

Prodhohet vetura e fundit Dodge Charger

Prodhohet vetura e fundit Dodge Charger

Ashtu si Dodge Challenger, ka përfunduar prodhimi i modelit Chargers.

Chargers i fundit, i cili doli nga linja e prodhimit të premten, më 22 dhjetor, ishte i pajisur me paketën Scat Pack Widebody dhe i lyer me Destroyer Grey.


Dodge prezantoi Charger-in e gjeneratës së shtatë si një vit modeli 2011, dhe që atëherë ka prodhuar rreth 1.8 milion shembuj të sedanit, duke përfshirë disa versione V8 Hellcat me supermbushje.

Challenger-i i fundit i prodhuar doli nga linja e montimit po atë ditë, një SRT Demon 170 i lyer me ngjyrë të zezë. Përveç kësaj, Chrysler prodhoi sedanin e fundit 300 më 20 dhjetor, që do të thotë se platforma e madhe e veturave “të vjetruara” më në fund “ka vdekur”.

Deri më tani, nuk ka asnjë indikacion që Dodge do të prodhojë një sedan të ri për të zënë vendin e Charger në linjë, megjithatë, Chrysler është duke punuar në një elektrike me katër dyer që ua tregoi tregtarëve “pas dyerve të mbyllura”.

Me sa duket, vetura duket e ngjashme me atë të paraqitur në skicën e mëposhtme, por ende nuk ka asnjë fjalë se kur do të dalë në treg dhe nëse do të ketë një version me distinktiv Dodge.

Emri i Chargerit mund të mos mungojë për shumë kohë. Dodge zbuloi një koncept të automobilit elektrik të quajtur Charger Daytona SRT në 2022 me plane për një version prodhimi në fund të 2024. Nuk është ende e qartë nëse ky emër do të ruhet për modelin përfundimtar. /Telegrafi/