LAJMI I FUNDIT:

Prodhim rekord i energjisë së erës në Britani të Madhe

Prodhim rekord i energjisë së erës në Britani të Madhe

Parqet eolike në Britaninë e Madhe kontribuuan me një rekord prej 26.8 për qind të energjisë elektrike të prodhuar në vend gjatë vitit 2022.

Pavarësisht kësaj termocentralet me gaz mbetën burimi më i madh i energjisë sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Kombëtar.


Vendi ka vendosur një objektiv për arritjen e emetimeve zero deri në vitin 2050, gjë që do të kërkojë një sasi më të madhe të energjisë së rinovueshme të prodhuar nga era dhe dielli.

Pjesa e energjisë së erës në përzierjen e energjisë elektrike të Britanisë së Madhe, një vit më parë shënoi një rritje në 2.8 për qind në vitin 2021. Parku më i madh eolik në botë në det të hapur “Hornsea II” në brigjet e Yorkshire në Detin e Veriut, u bë plotësisht funksional në gusht të 2022-shit.

Ky park mund të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar rreth 1.4 milion shtëpi. Termocentralet me gaz në vend prodhuar 38.5 për qind të energjisë elektrike të vendit në vitin 2022 nga 37.8 për qind të prodhuar në 2021-shin. Rritja u konfirmua pasi vendi importoi më pak energji elektrike me importet që përbënë 5.5 për qind të totalit në krahasim me 10 për qind në vitin 2021.

Britania e Madhe zakonisht importon energji elektrike nga Franca, por këtë vit problemet me flotën bërthamore të Francës nënkuptojnë se vendi evropian, i cili tradicionalisht është një nga eksportuesit e mëdhenj të energjisë, është kthyer në një importues neto në vitin 2022. /Telegrafi/