LAJMI I FUNDIT:

Procesi i Berlinit, Rama pritet të nisë tur në Ballkan më 6-7 korrik

Procesi i Berlinit, Rama pritet të nisë tur në Ballkan më 6-7 korrik

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet të nis një tur në Ballkan, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Turi do të zhvillohet në datat 6 korrik dhe 7 korrik, ku kryeministri do të udhëtojë drejt Beogradit, Sarajevës, Prishtinës dhe Shkupit, ndërsa do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse, raporton Telegrafi Shqipëri.


Rama: Ballkani i Hapur e kreu misionin, para kemi Procesin e Berlinit
Lexo po ashtu Rama: Ballkani i Hapur e kreu misionin, para kemi Procesin e Berlinit

Mësohet se vizita zyrtare e Ramës në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë më 6 korrik (e enjte). Ai do të pritet me nderime të larta shtetërore.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit. /Telegrafi/