LAJMI I FUNDIT:

Problemi i spitaleve në Maqedoni, pajisjet ekzistojnë por shumica e tyre janë jofunksionale

Problemi i spitaleve në Maqedoni, pajisjet ekzistojnë por shumica e tyre janë jofunksionale

Pacientët nga pjesa lindore e Maqedonisë ankohen se një pjesë e pajisjeve në Klinikën e Shtipit nuk funksionojnë, për çka janë të detyruar që shërbimet mjekësore t’i kërkojnë në Klinikën e Shkupit. Drejtori i klinikës nuk i mohon vërejtjet e tyre, por thotë se qëkur është vendosur në postin e drejtorit ka gjetur një kaos të vërtetë.

“Problemet zgjaten tashmë disa vite. Problemi kryesor është ajo që kemi pajisje të vjetëruara dhe që të njëjtat nuk janë riparuar në kohën e duhur”, tha drejtori i Spitalit klinik-Shtip, dr.Alen Georgiev.


Sipas drejtorit, moskujdesja sjell në probleme më të shpeshta, riparimi i të cilëve kushton më shumë.

“Pasi që nuk janë mirëmbajtur, pajisja për rezonancë magnetike që u riparua, denzitometri, pajisja për anestezi, si dhe mjete tjera, e gjithë kjo ka kushtuar më shumë se 80.000 euro”, tha Georgiev.

Tani jofunksional është tomografi kompjuterik dhe pajisja për fakometodë për shërimin e sëmundjeve të syrit. Pengesa më e madhe e institucioneve shëndetësore publike, thotë Georgiev, është procedura e gabuar dhe tepër e gjatë, gjegjësisht së pari pritet prishja e pajisjes, e më pas shpallet tender për riparimin e tij nëpërmjet Këshillit për furnizime publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori