Probleme për rikthimin e Jose Mourinhos? Reali refuzon t’ia plotësojë kërkesat Benficas për “Special One”

Real Madridi nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lirimit të Jose Mourinhos për ta shkëputur nga Benfica, raporton gazetari Ramon Alvarez.
Trajneri portugez thuhet se është i etur të rikthehet në “Santiago Bernabeu” për një mandat të dytë, ndërsa presidenti i klubit, Florentino Perez, e ka identifikuar atë si një nga opsionet kryesore për postin e trajnerit.
Megjithatë, “Los Blancos” nuk janë të gatshëm ta aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 6 milionë eurosh, gjë që mund t’ia zbehë shanset Mourinhos për rikthim.

Sipas raportimit, gjiganti spanjoll nuk planifikon të shpenzojë më shumë sesa shpenzoi vitin e kaluar për ta emëruar Xabi Alonson në krye të skuadrës.
Ndërkohë, përpos Mourinhos në listën e Realit është edhe Jurgen Klopp, por “Los Blancos” e kanë bërë të qartë se nuk do të bëjnë lëvizje, pa deklaruar publikisht tekniku gjerman se dëshiron të rikthehet në pozitën e trajnerit.
Reali pritet në verë të bëjë edhe disa ndryshime në skuadër, me emra si Edouardo Camavinga, David Alaba, Fran Garcia e Dani Ceballos që janë vendosur në shitje./Telegrafi/





















































