Probleme me kontratën e re, De Jong mund të shitet që në janar – katër klube të mëdha pas tij

Barcelona ka qenë shumë e duruar me Frenkie de Jong, por situata e kontratës së të cilit vazhdon të shkaktojë shqetësime në kampin e Barcelonës. Një marrëveshje e re ka qenë në tavolinë prej muajsh, por deri më tani, asnjë përgjigje nuk është dhënë nga mesfushori holandez, i cili bëri rikthimin e shumëpritur në fushë të martën. Kontrata aktuale e De Jong është caktuar të skadojë në vitin 2026. Barcelona dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij përtej kësaj, me idenë që të ulë pagën e tij për të ndihmuar në problemet e tyre financiare.

Sipas Sport, Barcelona dëshiron që marrëveshja e kontratës me de Jong të finalizohet deri në fund të vitit 2024. Nëse kjo nuk ndodh, ekziston një shans i madh që ai të jetë në listën e transferimeve, gjë që do t'i hapte derën një largimi qysh në janar. Manchester United, Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë disa nga klubet që monitorojnë situatën e de Jong në Barcelonë. Nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ata me siguri do të fillojnë të konsiderojnë një lëvizje për holandezin.









































