Podujevë, dy motrat e mitura ankohen në polici se nëna e tyre që nga ndarja me babanë po iu bën presion përmes rrjeteve sociale

14:"Ridvan Slivova
Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Podujevë.
Sipas njoftimit, të martën rreth orës 16:00 dy të mitura kanë raportuar se nëna e tyre nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik përmes rrjeteve sociale.
“Podujevë 25.07.2023 - 16:00. Dy viktimat femra kosovare të mitura, kanë raportuar se nëna e tyre e dyshuara femër kosovare nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik dhe duke iu shënuar në rrjetet sociale”, thuhet në raportin policor.
E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































