LAJMI I FUNDIT:

Prizren, i dehur dhe i armatosur sulmon policët

Prizren, i dehur dhe i armatosur sulmon policët

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestur një person pas i njëjti nën ndikim të alkooli kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur në lagjen ‘Arbanë’ të Prizrenit.


Gjatë arrestimit, lëndime të lehta trupor kanë pësuar tre zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me katërmbëdhjetë fishekë, njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/