LAJMI I FUNDIT:

Pritje të mëdha për New York Auto Show 2019 (Foto)

Pritje të mëdha për New York Auto Show 2019 (Foto)

Porsche, Acura, Genesis, Mercedes dhe shumë prodhues të rëndësishëm do të marrin pjesën në New York Auto Show, që zhvillohet gjatë muajit prill

Kaluan vetëm disa javë, që kur LA Auto Show i hapi dyer, por tashmë duket si një kujtim i largët, transmeton Telegrafi. Megjithëse, ishte një prej panaireve më të rëndësishme të kohës, ku u prezantuar Porsche 911 dhe Jeep Gladiator.


Ngjarja e radhës në kalendarin e entuziastëve të makinave, është Detroit Auto Show që zhvillohet në fillim të janarit, ku pritet të shfaqet Toyota Supra, bashkë me For Mustang Shelby GT500. Me vonë, Geneva Motor Show do të zhvillohet në mars, e pasuar prej New York Auto Show në muajin prill. Çereku i parë i vitit që vjen, është shumë i ngjeshur me të rejat e fundit nga automobilizmi.

Pa i bërë të ditura detaje, organizatorët e panairit të Nju Jorkut thanë se kanë pritje të mëdha, ndërsa do të prezantohe makinat më të reja nga Toyota, Mercedes-Benz, Nissan, Acura, Porsche, Subaru, Kia dhe ‘shumë të tjerë’. “Mbi një milion vizitorë do të jenë prezentë na panair, ku pritet të kryejnë marrëveshjet dhe blerjet, pa shkuar te ndërmjetësit” ka thënë John LaSorsa, një ndër organizatorët.

Pretendimet janë bazuar në të dhënat e Foresight Research, që bazohen në makinat e reja që do të prezantohen, teknologjinë e fundit dhe marketingun. /Telegrafi/