LAJMI I FUNDIT:

Pritje dhe mirënjohje për ideatorin dhe financuesin e Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë

Pritje dhe mirënjohje për ideatorin dhe financuesin e Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe drejtorët komunal, kanë pritur sot Benito Mares, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është ideatori dhe financuesi kryesor i  projektit për ndërtimin e Kompleksit të Dëshmorëve në Marinë.

Gjatë bashkëbisedimit, nënkryetari Lushtaku e ka falënderuar mikun amerikan për realizimin e këtij projekti, i cili ka mundësuar që të gjithë dëshmorët e Drenicës të prehen të qetë në një vend.


Nënkryetari Lushtaku ka thënë se Komuna e Skenderajt dhe të gjitha familjet e dëshmorëve janë falënderuese dhe të kënaqur me këtë projekt, ku homazhet për familjarët e tyre trima tashmë i bëjnë në Kompleksin e Dëshmorëve, në një hapësirë që po mirëmbahet shumë mirë, ashtu siç edhe e meritojnë heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë, në emër të kryetarit të Komunës, Bekim Jashari, nënkryetari Lushtaku i ka dhuruar mikut tonë amerikan një dhuratë, ndërkaq në emër të tij personal, i ka dhuruar stemën e UÇK-së me figurat e ndritura të Familjes Jashari: Shaban, Adem e Hamëz Jashari.

Me këtë rast, Mares tha se ndihet i nderuar me pritjen, shoqërimin miqësor dhe dhuratat e pranuara, të cilat, siç shtoi, do t’i vendos me kënaqësi në ambientin e tij shtëpiak.

Ai bëri të ditur gjithashtu edhe një projekt tjetër, i cili pritet që shumë shpejt të fillojë të jetësohet, e që ka të bëjë me dokumentimin e luftës dhe kompleksit të UÇK-së në Marinë.

Ai tha se do t’i mbetet merak që nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Skenderajt, por ka uruar të gjithë për këtë përvjetor jubilar.

Gjatë qëndrimit në Skenderaj, Mores ka vizituar edhe Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, dhe ka mbetur i kënaqur me përfundimin e procesit të rivarrosjes së dëshmorëve të Drenicës, si dhe me mirëmbajtjen e hapësirave brenda tij.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori