LAJMI I FUNDIT:

Pritja tradicionale e Bajramit në odën e Sylë Zulfajt, plakut 94-vjeç nga Malisheva (Video)

Pritja tradicionale e Bajramit në odën e Sylë Zulfajt, plakut 94-vjeç nga Malisheva (Video)

Si çdo vit, Sylë Zulfaj nga Malisheva pret mysafirë të shumtë për festën e Bajramit.

Në odën e tij edhe këtë vit Syla ishte nikoqir i shumë mysafirëve – ai kërkon nga ata që të mos harrohen traditat.


Plaku 94 vjeçar, ndonëse shëndetligë pret të rinjtë e të moshuarit gjatë gjithë ditës, traditë e përcjellë nga paraardhësit e tij.

“Dikur njerëzit kanë pasur më shumë kohë, tash po janë të angazhuar nëpër punë të ndryshme. Dilnin me tupana e bajrak për Bajram, por kanë pasur kohë, tash nuk po kanë kohë”, shprehet Sylë Zulfaj për RTV Dukagjinin.

Ai që po mundohet ta ruaj këtë traditë që shumë vite, u bën apel edhe të rinjve t’i vazhdojnë këto rite.

“Unë po iu them të rinjve, mbani traditat e vjetra, mos i harroni pleqtë, mos i harroni xhamitë, se edhe Kur’ani urdhëron për t’i vizituar miqësinë”, shprehet më tej Sylë Zulfaj, përcjell Telegrafi.

Porosinë e kryeplakut, zotohen se do ta përcjellin edhe brezat më të ri.

“Traditat do t’i vazhdojmë, se odat kanë qenë kuvend i shqiptarisë, por nuk mundë t’i vazhdojmë si deri më herët”, shprehet Jakup Zulfaj.

Oda e këtij fshati, gjatë luftës ishte vendqëndrim i UÇK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori